Brokoli lufton kancerin dhe mbron zemrën

469
Brokoli është perime mjaft e rëndësishme, për shkak edhe të vlerave ushqyese që përmban që shtojnë arsyet për t’u konsumuar akoma më shumë. Brokoli është një produkt që ndihmon në heqjen e radikalëve të lira dhe toksinave nga trupi si acidi urik, duke pastruar gjakun dhe duke mbajtur larg probleme që lidhen me toksina, si skuqjen.
Disa nga sëmundet që mund të luftohen përmes brokolit janë;
Lufton kancerin
Brokoli është luftuesi natyror për shumë lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mitrës, kancerin e prostatës, kancerin e organeve të brendshme si mushkëritë, mëlçinë, zorrën e trashë, veshkat etj. Por brokoli është veçanërisht i mirë për kancerin e gjirit dhe kancerin e mitrës, sepse ai heq estrogjenin shtesë nga trupi.
Çrregullimet në stomak
Brokoli është shumë i pasur me fibra dhe mund të kurojë pothuajse të gjitha çrregullimet e stomakut me shërimin e kapsllëkut sepse kapsllëku është rrënja e pothuajse të gjitha çrregullimeve në stomak. Fibrat formojnë pjesën më të madhe të ushqimit, ujit dhe ruajnë formën e zorrëve. Magnezi dhe vitaminat e pranishme në brokoli kurojnë aciditetin për të lehtësuar tretjen e duhur dhe thithjen e ushqyesve nga ushqimi dhe zbutin barkun me uljen e inflamacionit.
Sëmundjet e zemrës
Brokoli ka përmbajtje të lartë në fibra, beta-karotene, acide yndyrore omega-3 dhe vitamina të tjera që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq si dhe bëjnë zemrën të funksionojë siç duhet duke rregulluar presionin e gjakut.
Sigal