Bajamet e infektuara, rrezik për organizmin tonë

590
Sigal

I ftohti dhe mikrobet shkaktar të sëmundjes së bajameve

 Bajamet kanë funksion mbrojtës shumë të rëndësishëm në organizëm. Mirëpo, nëse shpesh apo vazhdimisht janë të pezmatuara, janë rrezik për organizmin dhe duhen hequr. Nën kuptimin inflamacioni bajameve rëndom nënkuptohet inflamacioni i gurmazit, i bajameve dhe i nyjave limfatike në qafë, bashkë me temperaturën e ngritur të trupit, dhembjen e nyjave dhe të muskujve. Sipas rregullit, inflamacioni i bajameve vetvetiu kalon pas katër apo pesë ditësh. Mirëpo duhet qenë shumë të kujdesshëm në qoftë se inflamacioni shpesh paraqitet nga fillimi, madje me qelbëzim, i shoqëruar me temperaturë të lartë. Në qoftë se inflamacioni i bajameve është kronik, pas një kohe mund të shkaktojë sëmundjen reumatike të nyjave dhe të zemrës apo të dëmtojë veshkat. Në raste të tilla operimi i bajameve është i domosdoshëm.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf