As duhani e as alkooli, ja çfarë na vret më së shumti

551
Sigal

Pirja e duhanit dhe presioni i lartë i gjakut nuk janë faktorët që lidhen me rrezikun më të madh për jetën njerëzore.

Shkaku më i madh i vdekjeve në botë është ushqimi i dobët. Ashkan Afshin, një asistent në Institutin e Matjes dhe Vlerësimit në Universitetin e Uashingtonit, thotë se njerëzit vdesin kryesisht për shkak të marrjes së tepërt të mishit të kuq, pijeve të ëmbla dhe ushqimeve të larta me kripë.

Ai në revistën ‘Lancet’ ka publikuar rezultatet e analizës që ka bërë për 27 vjet mbi shprehitë ushqyese në mbarë botën, shkruan CNN.

“Ndërsa tradicionalisht, të gjitha bisedat rreth dietave të shëndetshme janë të orientuara për të reduktuar marrjen e ushqimit të pashëndetshëm, ne kemi treguar në këtë studim se marrja e ulët e ushqimit të shëndetshëm në nivel të popullsisë është një faktor më i rëndësishëm sesa marrja e lartë e ushqimit të pashëndetshëm”, tha ai.

Një në pesë vdekje globale është shkaktuar nga një marrje e ulët e ushqimit të shëndetshëm, që do të thotë se në vitin 2017 vdiqën rreth 11,000,000 njerëz në botë. Arsyeja ishte marrja e madhe e natriumit dhe mungesa e drithërave, frutave, arra dhe farave.

Sa i përket normave më të ulëta të vdekshmërisë, Britania zuri vendin e 23, Irlanda (24) dhe Suedia (25), ndërsa SHBA zë vendin 43 pas Ruandës dhe Nigerisë (41 dhe 42). India mori vendin e 118-të dhe Kina renditet e 140-ta.

Për SHBA, Indinë, Brazilin, Pakistanin, Nigerinë, Rusinë, Egjiptin, Gjermaninë, Iranin dhe Turqinë, mungesa e drithërave ishte faktori më i madh i rrezikut. Kjo nuk do të thotë që njerëzit në këto vende nuk hanë drithërat, por hanë drithërat e përpunuara me vlerë të ulët ushqyese.