Aritmia, metoda e re e mjekimit të sëmundjes

962
Sigal

Kjo procedurë është më e efektshme në trajtimin e pacientëve me rrahje të çrregullta të zemrës, se sa terapia me ilaçe

Një procedurë relativisht e re mund të jetë më e efektshme në trajtimin e pacientëve me rrahje të çrregullta të zemrës, se sa terapia me ilaçe. Ky është një lajm i mirë për personat që mund të jenë në gjendje të rëndë. Pacientët që kanë një ritëm jo normal të zemrës, që njihet me termin shkencor fibrilacion atrial, e përshkruajnë gjendjen e tyre ashtu sikurse Robin Dabrant. “Zemra më rreh me shpejtësi, më duket sikur më zihet fryma. Zakonisht kjo zgjat vetëm për dy-tre sekonda, por me kalimin e moshës, gjendja më rëndohej vazhdimisht”,- shprehet Robin. Sipas mjekëve, rrahjet e çrregullta të zemrës mund të çojnë deri në hemorragji cerebrale, ose infarkt. Një tjetër pacient i prekur nga aritmia, Ray Caspillo thotë se i duket sikur po e del zemra nga vendi. “Më duket sikur po mbytem dhe më merret fryma keq”,- pohon ai.

Metoda e re

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf