“Anila Kalleshi’s Center” ofron një trajtim special dobësimi

1563
Si rezultat i kësaj terapie, klienti humbet 6-7 kg në 10 seanca të plota dobësimi dhe reduktim të perimetrit deri në 10 cm. Ky shërbim ka të bëjë me trajtimin e dhjamërave, shkrirjen e tyre në thellësi. Humbja në peshë nëpërmjet aparaturave vjen si pasojë e djegies së kalorive. Shumë njerëz të cilët kanë tentuar humbje peshe përmes dietave te cilat nuk kanë qenë të suksesshme, do të arrijnë rezultatin që kanë dëshiruar prej kohësh brenda një kohe të shkurtër. Shpeshherë paaftësia për të humbur peshë është e lidhur me toksinat kimike. Këto toksina eliminohen nga trupi gjatë përdorimit te aparaturave dhe humbja në peshë vjen në mënyrë të natyrshme, në mënyrë të shëndetshme duke djegur kalori pa kryer aktivitet fizik të sforcuar. Shërbimet që ofrohen tek “Anila Kalleshi’s Center” janë dobësim i përgjithshëm dhe lokal, rimodelim i trupit, detoksikim, tonifikim, drenim, trajtim anticelulit. Trajtimi konsiston në paketa prej 10 seancash, ku një seancë zgjat 3 orë. Seancat bëhen çdo ditë dhe trajtimi është intensiv. Terapia nuk konsiston në përdorimin e medikamenteve shkarkuese, si lasix (një medikament që përdoret për të sëmurët me hipertension, por që në kushte normale shkakton probleme serioze për shëndetin), çajërave të ndryshme, kapsulave, etj., të cilat kanë efekte anësore mjaft të rënda për organizmin. Në një seancë realizohen pesë procese: dobësim, modelim, drenim, tonifikim dhe detoksikim. Në çdo seancë klienti humbet 1-1.5 kg. Natyrisht kjo nuk është një peshë reale dhe në 10 seanca të plota arrin të ruajë si peshë të humbur 6-7 kg. Procesi i dytë është modelimi, i cili ka të bëjë me rregullimin e formave dhe të pjesëve të veçanta të ekzagjeruara apo “të mbytura“ nga dhjami. Në këto zona problematike punohet dyfish në mënyrë që rezultati të jetë më i dukshëm në zonat problematike. Drenimi është një proces tjetër mjaft i rëndësishëm, pasi nuk lejon që dhjami të “ngurtësohet”,por e copëton në mënyrë që të jetë më e lehtë të dalë jashtë. Për personat me formë trupore ginoid (me shpatulla të ngushta dhe këmbë të trasha), ritensioni hidrik është një ndër faktorët kryesore të shtimit të peshës, ndaj drenimi është një poçes shumë i rëndësishëm për këtë kategori klientësh. Pas procedurës së dobësimit, një rëndësi mjaft të madhe ka tonusi i lëkurës, ndaj tonifkimi bëhet pas çdo seancë në mënyrë që mos të kemi një mish të lëshuar. Ulja e tensionit te gjakut- nxehtësia shkakton zgjerim te enëve te gjakut, duke rritur kërkesën e gjakut në lëkurë. Rritja e vëllimit të enëve të gjakut shkakton ulje te presionit të gjakut. Zemra juaj do të punoje me shpejt për të kompensuar kërkesën e rritur te gjakut në lëkurë. Kjo është arsyeja pse sauna bën një stërvitje të butë kardiovaskulare që është e krahasueshme me ecjen ne këmbë. Detoksikimi – Ne jemi të ekspozuar ndaj mjaft substancave toksike në jetën tonë të përditshme. Lëkura nëpërmjet djersitjes ndihmon në eliminimin e toksinave dhe të metaleve të rënda nga trupi ynë. Ulja e tensionit të gjakut. I nxehtit shkakton zgjerim të enëve të gjakut, duke rritur kërkesën e gjakut në lëkurë. Rritja e vëllimit të enëve të gjakut shkakton ulje të presionit të gjakut. Zemra juaj do të punojë me shpejt për të kompensuar kërkesën e rritur të gjakut në lëkurë . Kjo është arsyeja pse këto aparatura bëjnë një stërvitje të butë kardiovaskulare që është e krahasueshme me ecjen ne këmbë. Aparaturat lehtësojnë dhimbjen. • Dhimbja mund të lirohet përmes reduktimit të spazmave të muskujve. Dhimbja mund të përmirësohet nga hyperemia dhe vasodilatatacioni i prodhuar. Kjo terapi ndihmon në reduktimin e infiltratit inflamator, edemës inflamatore dhe eksudate. • Qarkullimi i rritur periferik siguron transportin e nevojshëm për të ndihmuar në evakuimin e edemës, ndalimin e inflamacionit, qetësimin e dhimbjes dhe për të ndihmuar shërimin e sëmundjes. Detoksikimi është poçes tjetër shumë i rëndësishëm pasi ndihmon në nxjerrjen e toksinave përjashta. Organi që përfiton më shumë nga saunat infrared është lëkura. Përmes lëkurës bëhet e mundur eliminimi i toksinave nga trupi juaj. Përdorimi i kremrave, deodoranteve, vajrave, qelizat e vdekura të lëkurës etj , bllokojnë poret e lëkurës duke bllokuar mbeturinat në të. Nxehtësia nga aparaturat hap poret dhe djersitja largon toxinat dhe metalet e rënda nga trupi juaj. Zgjerimi i enëve të gjakut rrit sasinë e oksigjenit dhe lëngjeve në qelizat e lëkurës, pastron dhe eliminon qelizat e vdekura të lëkurës dhe materialeve të tjera të dëmshme duke nxjerrë një shtresë të re të freskët me qeliza te shëndetshme. Lëkura juaj jo vetëm që do të duket dhe të ndihet më e re, por ajo gjithashtu do të funksionojë në mënyrë më efikase . 
Aparaturat të pajisura me INFRARED
Aparaturat të pajisura me INFRARED përmirësojnë sistemin imunitar. Nëpërmjet nxehtësisë rritet dhe temperatura e trupit tuaj, duke shkaktuar një ethe artificiale. Organizmi punon për të luftuar këtë “ethe”, dhe sistemi imunitar forcohet. Shumë baktere dhe viruse mund të mbijetojnë vetëm në vargje shumë të veçanta nga rritja e temperaturës. Eliminimi e toksinave dhe mbeturinave të prodhuara nga djersitja intensive, bëjnë që rezistenca ndaj sëmundjeve të rritet. Në këtë mënyrë mund të dobësoheni dhe sistemi juaj imunitar do të përmirësohet. Studime të shumta tregojnë një reduktim të ftohjes me 30% në personat që frekuentojnë këto aparatura. Për një minutazh prej 30 minutash në këto aparatura digjen 900 kalori. Pas 10 seancave të cilat bëhen çdo ditë, bëhet i mundur dobësimi 6-7 kg , celuliti do të eliminohet dhe lëkura juaj do të jetë e tonifikuar. 
Kanotazh: 600 kalori Not: 300 kalori Vrapim: 300 kalori Tenis: 265 kalori Çiklizëm: 225 kalori Golf: 150 kalori Ecje në këmbë:150 kalori Bowling: 120 kalori Maratonë: 593 kalori 
Përveç anës estetike, aparaturat arrijnë të realizojnë edhe një pjesë të mirë të problemeve shëndetësore që mund të shkaktohen nga mbipesha. Trajtimi në seancë ka të bëjë me trajtimin e dhjamërave dhe shkrirjen e tyre në thellësi.Aparaturat në vetvete kanë të inkorporuar infrared, i cili penetron 6 cm nën epidermë dhe bën djegien dhe shkrirjen e dhjamërave. Sa për informim, rrezet e diellit ndahen në: dritën e diellit (që ka vetëm elementin viziv), ultravioletin-që janë rreze pjesërisht të dëmshme (rrezet e solarit- nëse kalohet minutazhi i përcaktuar mund të aktivizojë qelizat kancerogjene dhe mund të krijojë kancer të lëkurës) si dhe Infrared-i që ndihmon në kurimin e disa sëmundjeve, si artriteve, cefaleve, metatarsave, mpiksjeve të gjakut, sinusitit, astmës bronkiale, tendinitet, pagjumësinë, lodhjen, ankthin, stresin, lënien e duhanit dhe të alkoolit etj. Trajtimi nuk ka efekte anësore. Nuk u këshillohet grave shtatzëna, fëmijëve në zhvillim, personave që janë me dializë, personave qe kane varice, qe kane bere ndërhyrje kirurgjikale ne sistemin kardiovaskular dhe atyre që vuajnë nga epilepsia. Trajtimi përmirëson dukshëm dhe pamjen e celulitit deri në zbehjen e plotë. Aparaturat që përdoren janë vibrosauna, magic line, space tunel, vakum, sauna, ultratinguj, infrared dhe eletrostimulator. Bëhet një analizë trupore ku merren të gjithë parametrat trupore si: indeksi i masës trupore, masa dhjamore, masa skeletore, masa hidrike, masa muskulore dhe metabolizmi dhe në sajë të këtyre treguesve bëhet një regjim ushqimor i personalizuar, i cili konsiston në marrjen e 5 vakteve, por në reduktimin e sasive kalorike ushqimore. 
GRAVITY SLIM 
Kjo aparature këshillohet për ata që duan të humbasin rreth 6 kg dhe që duan më shumë të ngushtojnë perimetrin, të përmirësojnë format e tyre trupore. 10 seanca me aparaturën Gravity Slim që bëhen 3 herë në javë nga 25 minuta kushtojnë 35.000 lekë. Gravityslim teknologjia më e re e dobësimit vjen për herë të parë në Shqipëri tek Anila Kalleshi’s Center. Gravity Slim është “shëtitja e shëndetshme” në shtimin e gravitetit që falë fuqisë së rrezeve infrared shton në mënyrë delikate të temperaturës trupore, duke stimuluar metabolizmin dhe duke shpërndarë aktivitetin fizik në të gjitha zonat që trupi ka nevojë dhe që janë mjaft të vështira për t’u dobësuar me teknikat tradicionale të dobësimit. Me Gravity Slim humbja e peshës është mjaft e shpejtë, përmirësohet qarkullimi i gjakut, trupi tonifikohet dhe përmirësohet elasticiteti i lëkurës. Dobësohu dhe tonifikohu duke shtuar gravitetin. Në 25 minuta digjni 800 kalori. Seancat bëhen 3 herë në javë nga 25 minuta. Ekzistojnë 3 programe individuale. Gravity Slim lindi për t’i dhënë një përgjigje konkrete nevojave të mirëqenies në shoqërinë moderne. Kjo teknologji e mbështetur dhe nga korrigjimi i gabimeve në mënyrën e të ushqyerit, na lejon që të arrijmë peshën e duhur në kohë të shkurtër pa humbur masën muskulare, duke korrigjuar inestetizmin siç është: celuliti, dhjami i lokalizuar, ipotonia, mbajtja e lëngjeve apo ritensioni hidrik, por dhe për të mbajtur trupin në një formë fizike perfekte. Metoda është konceptuar për të reaguar në mënyrë natyrale, pa sforcime të mëdha fizike apo dieta drastike, por vetëm duke modifikuar disa zakone ushqimore të gabuara dhe ecje e kombinuar me prezencën e infraredit në mungesë të gravitetit. Objektivi është për të ofruar një zgjidhje unike, lehtësisht të arritshme nga çdokush, ku trajtimet janë të personalizuara në bazë të strukturës fizike, moshës dhe peshës, duke respektuar nevojat reale bio-psikofizike të individit. Protokolli standard i Gravity Slim Protokolli detoksikues – drenues Protokolli dobësues 5% i peshës totale. Protokolli dobësues 5-10 kg. Protokolli anticelulit. Protokolli i ritensionit hidrik ose i mbajtjes së lëngjeve. Protokolli bonifikues. Protokolli i mbajtjes së formës trupore. Metoda Gravitacione Gravity Slim? Metoda “Gravity Slim” doli si rezultat i kërkesave për një jetë më të shëndetshme në kohët moderne. Kjo metodë është menduar për t’u realizuar në mënyrë natyrale, pa e tepruar me dietat ekstreme, thjesht duke modifikuar mënyrën e të ushqyerit përkrah përdorimit të infrave të kuqe në mungesë të gravitetit. 
Sigal