Anila Kalleshi/ Inflamacioni

516
Intoleranca ushqimore prodhon një sërë simptomash, që janë mjaftueshëm të këqija. Por, gjithashtu shkakton një sërë problemesh të ndërlidhura, secila prej tyre përkeqëson të tjerat. Njëra prej këtyre problemeve është inflamacioni, një shkak madhor i fitimit të peshës dhe rezistencës së humbjes së peshës. Inflamacioni është një nënprodukt i nevojshëm i çdo përgjigjeje imune madhore. Kur trupi është i pushtuar nga toksinat, bakteret ose viruset, ose i traumatizuar nga një plagë, sistemi juaj imun me shpejtësi shkakton kaskadën e shërimit dhe mbrojtjen e nevojshme. Mund të mendosh që sistemi imun ështësi një ambulancë që vjen zhurmshëm në shpëtim pas një aksidenti. Inflamacioni shton në peshë në një sërë mënyrash. Supozoni se shoferi i ambulancës është aq në ankth për t’i dhëne ndihmën e shpejtë të aksidentuarit dhe nga nxitimi përplaset. Ky është inflamacioni. Katër përgjigjet inflamatore klasike janë skuqja, nxehja, dhimbja dhe ënjtja, simptoma që janë lehtësisht të dukshme kur dëmtimet mund të shihen. Mendoni sesi prerja në gishtin tuaj skuqet dhe sesa e ngrohtë dhe delikate bëhet lëkura juaj, ose imagjinoni sesi një kafshim insekti në këmbën tuaj mund të ënjtet. Këto reaksione ndodhin gjithashtu brenda trupit tuaj kur ushqimet me IU të lartë shkaktojnë reaksion imun. Trakti juaj i tretjes inflamohet. Nëse vazhdimisht hani ushqime që inflamojnë sistemin tuaj, edhe ushqime ndaj të cilave jeni të ndjeshëm ose ushqime që përmbajnë yndyrna inflamatore si: bulmet, vezë, misra, atëherë keni mundësi që të vuani nga inflamacioni kronik i gradës së ulët.
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
Sigal