Aktivitete të habitshme që ndikojnë pozitivisht në shëndetin tonë

572
Sigal

Disa aktivitete të thjeshta në pamje të parë mund të ndikojnë shumë në shëndetin mendor dhe gjithashtu në humorin e çdo personi.

Faqja e njohur “Bright Side” ka publikuar disa aktivitete që do ju duken të habitshme sesi mund të kenë efekte kaq pozitive.

1-Përtypja e një çamçakëzi duket se ka efekt pozitiv pasi përmirëson kujtesën dhe ul nivelin e stresit.

2-Video lojërat përmirësojnë aftësinë për të mësuar dhe gjithashtu për të marrë vendime.

3-Ndoshta do ju duket e habitshme, por sipas “Bright Side” përdorimi i fjalëve fyese redukton stresin dhe ju lehtëson dhimbjet.

4-Fakti që gjatë jetës së përditshme jeni të çrregullt është një shenjë që tregon kreativitetin tuaj.

5-Personat që e duan gjumin më shumë se të tjerët, pra gjumashët janë më të mbrojtur nga atakët e zemrës.

6-Ndoshta edhe kjo pikë do t’iu duket e habitshme, por thashethemet çlirojnë stresin dhe çojnë në përmirësimin e marrëdhënieve shoqërore.