A mund të përzihen vaksinat kundër COVID? Shkencëtarët nisin studimin: Mund të çojë në…

157
Coronavirus COVID-19 single dose small vials and multi dose in scientist hands concept. Research for new novel corona virus immunization drug.
Sigal

Shkencëtarët britanikë kanë nisur studimin e parë në botë duke ekzaminuar nëse vaksinat e ndryshme të koronavirusit mund të përdoren në mënyrë të sigurt për regjime me dy doza, një qasje që ata thonë se mund të japë një fleksibilitet shtesë dhe madje të rritë mbrojtjen kundër COVID-19, nëse miratohet.

Pjesëmarrësve në studimin 13-mujor do t’u jepen vaksinat e AstraZeneca dhe Pfizer në kombinime të ndryshme dhe në intervale të ndryshme.

“Nëse ne tregojmë se këto vaksina mund të përdoren në të njëjtën skemë, kjo do të rrisë shumë fleksibilitetin e shpërndarjes së vaksinës dhe mund të sigurojë të dhëna se si të rritet gjerësia e mbrojtjes kundër varianteve të reja të virusit”, tha Matthew Snape, shefi hetues dhe profesor i asociuar në pediatri dhe vaksinologji në Universitetin e Oksfordit.

Studimi gjithashtu do të kërkojë të përcaktojë nëse vaksinimi është më efektiv me një diferencë katër-javësh, apo 12-javësh midis dy dozave.

Më shumë se 800 njerëz pritet të marrin pjesë në studim dhe do të fillojnë të marrin vaksinat e tyre deri në mes të shkurtit.