A është e mundur të plotësosh gjumin e javës në fundjavë? Ja si përgjigjen studiuesit…

552
Sigal

Është e shtunë dhe alarmi fiket pasi pas disa netëve pa gjumë ku duhet të zgjohesh herët, në fundjavë dëshiron që të rikuperosh gjumin e munguar gjatë javës. Por a funksionon kjo?

Duke qenë se jo të gjithë njerëzit arrijnë të flenë 8 orë dhe humbasin benefitet e të qenit të relaksuar për ditën tjetër, 5 ekspertë kanë zbuluar nëse është e mundur që orët e munguara të gjumit gjatë javës mund të rikuperohen në fundjavë.

Chin Moi Choë, studiues i gjumit

Në mund të rikuperojmë gjumin në fundjavë por jo të gjitha orët e humbura gjatë javës. Plotësimi I orëve të gjumit që janë të nevojshme për trupin është një nevojë thelbësore biologjike. Trupi ka vetëm një mënyrë se si e përballon mungesën e gjumit. Me mungesën e gjumit akut, presioni I gjumit rritet dhe ne nuk I rezistojmë dot gjumit prandaj flemë gjatë dhe në gjumë të thellë kur kemi mundësi. Ne kështu rikuperojmë gjumin e thellë por kemi humbur mundësinë që të tranformojmë kujtimet e paqëndrueshme në të qëndrueshme. Pasojat e mungesës së gjumit kronik janë të rënda duke përfshirë këtu performancë e ulët, çrregullime gastrintestinale dhe rrezik të obezitetit, diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Leonie Kirszenblat, Neurologe

Po në termin afatshkurtër. Nëse nuk keni bërë një gjumë të mirë gjatë natës ndihesh sikur natën që vjen ke nevojë të flesh edhe më shumë. Kjo ndodh pasi truri zbulon kur ne nuk flemë mjaftueshëm përmes ‘presionit të gjumit’. Presioni I gjumit shkakton ndryshime psikologjike në tru për ti thënë trurit se ka nevojë të flejë më shumë. Edhe pse mund ta ‘arrish’ gjumin gjatë fundjavës përsëri nuk ka shumë mundësi që të mbash mend gjërat që I ke mësuar më herët gjatë javës. Gjumi na ndihmon edhe në largimin e proteinave toksike që lidhen me çrregullimet neurogjenerative. Prandaj gjumi I mjaftueshëm është I nevojshëm për një tru të shëndetshëm.

Siobhan Banks, Sleep Researcher 

Ne jemi të prirur psikologjikisht që të flemë kur nuk kemi pushuar mjaftueshëm. Presioni për të fjetur ndërtohet ndërsa jemi zgjuar dhe nëse kemi ditë që nuk flemë mjaftueshëm atëherë do të na zërë gjumi edhe nëse jemi në këmbë. Rekordin për kohën më të gjatë pa gjumë e mban një burrë I ri I cili ndenji zgjuar 11 ditë dhe pas kësaj flinte 14 orë në ditë për të rekuperuar ditët pa gjumë. Por aftësia jonë për të rikuperuar varet nga sasia e gjumit që kemi humbur. Nëse keni humbur shumë orë gjumë është e vështirë për ta rikuperuar.

Gemma Paech, kërkuese e gjumit 

Ndërsa ne jemi të aftë të flemë për orë të tëra ose të humbim orë gjumi të nevojshëm për trupin tonë, gjumi në fundjavë për shembull nuk mund të rikuperojë kurrë të gjitha orët e humbura. Nëse humbasim orë gjumi atëherë gjumi bëhet më I thellë dhe mund të na ndihmojë në rikthimin e funksionit normal të gjumit. Lajmi i keq është se nëse gjumi I humbur mblidhet me kalimin e kohës ndikon në shëndetin tonë. Gjumi I fundjavës mund të ndikojë edhe sistemin circadian duke rezultuar në atë që quhet “jet-lag social” prandaj mënyra më e mirë është që të flini gjatë javës.

Melinda Jackson, Psikologe

Nëse flemë më gjatë ditën tjetër për të rikuperuar humbjen e gjumit, do të ndikojmë te ritmi i ciklit tjetër. Cikli I gjumit tonë është i bazuar në një ritëm 24 orësh dhe ndërsa kalojmë në ciklin tjetër ora jonë biologjike rifillon sërisht.

Për shembull nëse kemi mungesë gjumi gjatë javës dhe më pas e kompensojmë këtë duke fjetur në fundjavë, mund të jetë e vështirë që të flemë në orën e zakonshme të dielën në mbrëmje. Më e mira është që të mbajmë një ritëm gjumi pasi truri ynë ka një mekanizëm kompensues për humbjen e gjumit dhe do të përshtasë intensitetin e gjumit bazuar në nevojat tona.