A e dinit se frutat dhe perimet me ngjyrë kurojnë organizmin

539
Ngjyrat, aromat, shija madje dhe forma e frutave dhe perimeve janë tregues të mirëfilltë të vlerave të tyre ushqyese.
Nëse konsumoni spec të kuq djegës, megjithëse ka një shije tepër djegëse, përmban një sasi të lartë vitamine C dhe bioflavonoidesh, sipas revistës “Health”. Frutat dhe perimet me ngjyrë të kuqe ndihmojnë organizmin e njeriut në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe të disa llojeve të kancerit. Pigementi i kuq tek frutat dhe perimet përdoret për prodhimin e një prej vitaminave më të rëndësishme të trupit: vitaminës A. Frutat dhe perimet e kuqe përmbajnë likopen, acid ellagik, kuercetinë etj.

Të gjithë elementët ushqyes tek frutat dhe perimet e kuqe ulin rrezikun për kancerin e prostatës, ndihmojnë për uljen e tensionit të gjakut, zvogëlojnë rritjen e tumorit, neutralizojnë radikalet e lira dhe luftojnë artritin dhe problemet me kyçet. Frutat dhe perimet e kuqe janë kryesisht të pasur në minerale. Ato janë përgjegjëse për shtimin e vitalitetit.

Ushqimet me ngjyrë të kuqe ndihmojnë gjithashtu kundër problemeve emocionale. Portokallia, një ngjyrë që e gjejmë tek karotat, patatet e ëmbla, portokallet, mandarinat, pjeshkët, kajsitë dhe kungulli ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe sulmeve në tru. Ashtu si edhe frutat dhe perimet me ngjyrë të verdhë, edhe ato me ngjyrë portokalli përmbajnë beta-karoten, zeaxanthin, flavonoide, kalium dhe vitaminë C.

Këta elementë ndihmojnë kundër kancerit të prostatës po ashtu ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe tensinonin e gjakut, nxisin balancën alkaline, luftojnë radikalet e lira dhe punojnë së bashku me magnezin dhe kalciumin për shëndetin e kockave. Çlirimi i toksinave dhe stresit nga trupi është i lidhur me ngjyrën portokalli.
Sigal