A doni të jetoni përgjithmonë? Zbulohet mënyra, por dilema njerëzore vijon

579
Shkencëtarët kanë bërë një zbulim që mund të çojë në prodhimin e një medikamenti revolucionar që në fakt shfuqizon plakjen. Ilaci mund të ndihmojë ADN e dëmtuar duke e riparuar atë mrekullisht, dhe do të përdoret te astronautët e Nasa-s në Mars duke i mbrojtur ata nga rrezatimi diellor. Një ekip i studiuesve zhvilloi medikamentin pasi zbuloi një proces kyç që sinjalizoi riparimin e ADN-së që çon ne plakjen e qelizave. Gjatë eksperimentit të realizuar në minj, ekipi gjeti se ilaçi riparoi direkt dëme të ADN të shkaktuara nga ekspozimi, rrezatimi apo nga pleqëria. Qelizat e minjve të vjetër ishin të padallueshme nga ato të minjve të rinj vetëm pas një jave trajtimi. Studiesuesit bën të ditur se eksperimentet e pilulës te njeriu do të fillojnë brenda gjashtë muajve. Puna e ekipit ka tërhequr vëmendjen e NASA-s, e cili është duke marrë parasysh sfidën e mbajtjes së astronautëve të saj të shëndetshëm gjatë misionit katër-vjeçar që do të realizojë në Mars. Edhe në misione të shkurtra, astronautët kanë patur përvoja të përshpejtimit të plakjes nga rrezatimi kozmik. Kur kthehen nga misionet ata vuajnë nga dobësia e muskujve, humbja e kujtesës dhe simptoma të tjera.
Sigal