7 Arsyet se përse njerëzit përdorin Sapunin Tërshërë?

638
Sigal

 

Gazeta Telegraf/

 

Sekretet e Natyrës sjell për ju Sapunin Tërshërë të përgatitur me Vajrat
100% të Pastër dhe Natyralë të firmës prestigjoze Oneva.

Sapuni Tërshërë është i përshtatshëm për
të gjitha llojet e lëkurës, veҫanërisht tek ata që vuajnë nga Ekzema, Rosacea
dhe Psoriaza.

A keni menduar ndonjëherë se përse shtohet tërshëra në
Sapunët Natyralë?

Kur tërshëra e bluar i shtohet Sapunëve Natyralë, ajo sillet
si një lëndë koloidale duke lëshuar të gjithë elementët e saj të cilët e bëjnë
Sapunin jo vetëm një Pastrues por dhe një Ushqyes me shumë vlera.


1.Tërshëra paraqet një efekt lagështues, duke frenuar
largimin e ujit nga lëkura.

Në këtë mënyrë ajo ndihmon në ruajtjen e hidratimit të saj.


2.Tërshëra e bluar potencon efektin pastrues të sapunit.

Në sajë të saponineve që përmban ajo sillet si një pastrues i butë dhe natyral.


3. Prania e proteinave dhe polisakarideve që gjenden në
tërshërë përmirësojnë barrierat natyrale të lëkurës, veҫanërisht ata që vuajnë
nga Rosacea (një ҫregullim kronik i lëkurës në pjesën e ballit, mollëzave,
mjekrës, hundës që shkakton skuqje, shfaqen e kapilarëve të vegjël, puҫrave të
kuqe etj.)


4. Në sajë të fenoleve që gjenden aty, tërshëra paraqet veti
anti-inflamatore.


5. Tërshëra e imët që gjendet në sapun sillet si një
eksfoliant i butë duke qenë shumë i përshtatshëm për l ëkurën fytyrës.


6. Tërshëra në sapun sillet si një buffer duke ndikuar në
ristabilizimin e ph që përndryshohet si pasojë e përdorimit të sapunit.


7. Me vetinë e saj anti-inflamatore dhe lagështuese sapuni
tërshërë largon ndjenjën e të kruajturit të lëkurës dhe e qetëson atë
veҫanërisht tek ata që vuajnë nga ekzema dhe psoriaza.