23-vjeçarja vuan nga një sëmundje e rrallë, “lind” çdo muaj gjatë ciklit

517
Një vajzë 23-vjeçare vuan nga një sëmundje e rrallë, falë së cilës ka lindur me dy mitra. Kjo do të thotë që sa herë ajo ka ciklin, përjeton dhimbjet e lindjes. Sophie Loader përjeton dhimbje të tmerrshme që zgjasin 72 orë, sepse mitra e saj e dytë mbushet me gjak, duke ‘luajtur rolin’ e fetusit brenda në bark.
Dhimbjet që ajo përjeton janë identike me dhimbjet e lindjes dhe e vetmja mënyrë që mund t’i menaxhojë është përmes ushtrimeve të frymëmarrjes. Loader është aktualisht nënë e një djali. 
“Kam ‘lindur’ mbi 100 herë, por vetëm një herë ‘prej vërteti’. Të thuash dhimbje, është pak. Kur isha 13 vjeç dhe më filluan kontraktimet, nuk e kuptoja çfarë po më ndodhte, nuk kisha ndjerë kurrë një dhimbje aq të madhe, ishte e tmerrshme, edhe doktorët menduan se mund të isha shtatzënë.”
Sophie jeton me të dashurin e saj gjithashtu 23 vjeç dhe djalin e tyre 2-vjeçar Chase. Djalin e ka lindur me prerje Cezariane dhe fatkeqësisht nuk mund të krahasojë dhimbjet që përjeton çdo muaj me ato të lindjes së vërtet.
Gjatë jetës së saj 30 herë i është dashur të qëndrojë në spital pasi nuk mund t’i përballojë dhimbjet e mëdha. “Nuk do t’ia uroja këtë asnjë gruaje. Një lindje është mëse e mjaftueshme”.
Pas lindjes së fëmijës Sophie ka ‘mbushur’ njërën mitër me implant kontraceptiv dhe kalon në ‘dhimbje lindjeje’ një herë në tre muaj.
“Te lindësh çdo muaj për tetë vjet ishte rraskapitëse. Duhet të mjaftonte për të më mbushur mendjen për të mos bërë fëmijë, por qëkur isha e vogël doja të bëhesha nënë. Kishte raste që doja të hiqja dorë, por jam shumë fatlume që kam Chase. Sidoqoftë nuk mendoj se do të bëj fëmijë tjetër për një farë kohe”. 
Sigal