10 ushqime që pastrojnë organizmin nga nikotina

1073
Nikotina është përbërësi kimik i cili bën cigaret dhe konsumin e tyre, të vështirë për t’u lënë, pasi nikotina është elementi që krijon më shumë varësi nga njeriu. Është gjithashtu një stimulant, i cili bllokon nervat dhe muskujt nga funksionimi i tyre normal.
Bima e duhanit, prodhon nikotinë e cila ju shton rrahjet e zemrës, presionin e gjakut, madje ju shton edhe rriskun për atak në zemër. Por pavarësisht paralajmërimeve shëndetësore a shkencore, të cilat tregojnë se sa e dëmshme është nikotina, njerëzit gjithsesi zgjedhin të tymosin duhan. Por në momentin që njerëzit arrijnë me vullnetin e tyre, t’ia dalin mbanë kundër këtij dëmtuesi, duhet të pastrojnë organizimin, për të rigjeneruar trupin. Për pastrimin e organizmit ju shërbejnë dhjetë ushqimet që gjeni më poshtë:
Brokoli- Brokoli, përmban nivel të lartë të vitaminave B5 dhe C. Kompleksi i vitaminave B, janë përgjegjëse për rregullimin e disa proceseve të rëndësishme në trupin tuaj. Mungesa e tyre bën që trupi juaj të mos ju përgjigjet ashtu si duhet. Konsumimi i saj ju rregullon jo vetëm metabolizmi, por ju pastron dhe ju mbron mushkëritë nga toksinat.
Portokallet- Portokallet janë agrume të cilat ndihmojnë një trup të stresuar nga nikotina. Një trup me nikotinë ka gjithashtu mungesë të vitaminës C, gjë që ua shtojnë pikërisht agrumet.
Spaniqi- Spinaqi përmban acid folik ose e thënë ndryshe vitaminë B9, janë të njohura si pastruese të trupit. Duhanpirësit, kanë problem me gjumin gjatë natës pikërisht për shkak të mungesës së acidit folik dhe që e shkakton nikotina. Acidi folik, është një element shumë i rëndësishëm për një trup të shëndetshëm.
Xhinxher- Xhinxheri, mund t’ju ndihmojë të largoni shumë simptoma të shkaktuara nga duhanpirja dhe nikotina. Për një efekt më të mirë, duhet të konsumoni xhinxher të papërpunuar për të larguar dëshirën për nikotinë. Kështu do të reduktoni toksinat në gjak. Mbani mend se mënyra më e mirë për të larguar toksinat nga gjaku është të lini duhanin dhe xhinxheri ju ndihmon për këtë.
Boronica e kuqe- Acidi në boronicën e kuqe, ju ndihmon të largoni nikotinën nga trupi, më shpejt se zakonisht. Nikotina ju rrit nivelin e sheqerit në gjak ashtu siç bëjnë edhe boronicat e kuqe, kështu që sikur të zëvendësoni cigaret me boronicat, do t’ju ndihmonte të largonit duhanin më lehtë.
Limonat- Limonat janë një tjetër armë e fuqishme për tu zgjedhur për të luftuar nikotinë. Nëse ju tymosni duhan, nikotina do të qëndrojë në sistemin tuaj për tre ditë. Kështu ju dëmton qelizat dhe poret e lëkurës, simptoma të cilat luftohen lehtësisht nga acidi citrik dhe vitamina C që përmban limoni.
Karota- Pakësimi i vitaminës A dhe C disa herë gjatë ditës, është ajo ç’ka bëni, nëse jeni një duhan pirës kronik. Rrjedhimisht ju dëmtoni qelizat nervore, qarkullimin e gjakut dhe funksionimin e trurit. Konsumoni karrota, nëse doni mirëfunksionimin e tyre duke e furnizuar trupin me vitamina A, C dhe K.
Shegët- Duhan pirja, ju rrit rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe ul nivelin e oksigjenit në gjakun tuaj. Që ti largoni këto simptoma, duhet të konsumoni më shumë shegë, pasi ju përmirësojnë qarkullimin e gjakut e gjithashtu ndihmojnë trupin të prodhojë më shumë qeliza të kuqe të gjakut.
Frutat e thata dhe arrorët – Të tymosësh duhan, do të thotë të ngushtosh venat e gjakut. Për të bërë këtë gjë, konsumoni fruta arrore (arra, lajthi, bajame) të cilat ju japin vitaminë E, për të rritur elasticitetin e sistemit të qarkullimit të gjakut. Frutat arrore gjithashtu ju ndihmojnë kundër sëmundjeve të zemrës kur të plakeni.

Lakra jeshile- Sa më shumë lakër jeshile të konsumoni, aq më pak keni shanse të sëmureni nga kanceri. Lakra jeshile është një burim i mirë isothiocyanates dhe shumë anti-oksidantëve të tjerë, të cilat ja u largojnë nikotinën nga trupi juaj.
Sigal