10 analizat shëndetësore që gratë mbi 40 vjeç duhet të kryejnë patjetër

223
Sigal

Shumë njerëz nuk e trajtojnë shëndetin e tyre me seriozitetin që meriton.

Akoma më të shumtë janë ata që evitojnë takimin me doktorin si të ish një sëmundje e keqe.

Kontrollet e rregullta mjekësore janë të rëndësishme për çdo moshë por, sipas të dhënave pas të dyzetave ato bëhen të domosdoshme.

Në këtë moshë, si burrat ashtu edhe gratë sëmurën me shpesh dhe më shumë.

10 kontrollet shëndetësore që femrat mbi 40 vjeç duhet të kryejnë menjëherë

Kontrollet e gjirit

Gratë mbi 40 vjeç duhet të kontrollojnë rregullisht gjendjen e gjirit të tyre për të parandaluar sëmundjen e kancerit të gjirit.

Diagnostikimi i hershëm i gjendrave shpëton jetë.

Mamografia

Mamografia është një instrument i rëndësishëm për diagnotsikimin e kancerit të gjirit dhe parandalimin e përhapjes së tij.

Çdo grua mbi 40 vjeç duhet ta bëjë atë.

Analiza e glukozës në gjak

Nëse jeni të predispozuar të prekeni nga diabeti, atëherë duhet të bëni analizat çdo tre vjet.

Për fat të mirë mjafton një analizë urine ose gjaku për të kontrolluar nivelin e glukozës në gjak.

Niveli i kolesterolit

Sëmundjet e zemrës dhe ishemisë janë ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve të parakohshme.

Sipas informacioneve, që nga mosha 20 vjeç një vajzë duhet të masë nivelin e kolesterolit çdo 4 deri në 6 vjet.

Pas moshës 45 vjeçare, niveli i kolesterolit duhet testuar çdo një vit sepse rreziku i sëmundjeve të zemrës bëhet më i lartë me kalimin e moshës.

Tensioni i gjakut

Shanset që një grua të vuajë nga tensioni i gjakut rriten ndjeshëm pas menopauzës.

Prandaj është e rëndësishme që tensioni të monitorohet vazhdimisht.

Nëse tensioni është më i lartë se 140/90 mm Hg atëherë duhet të konsultoheni me një mjek.

Tumori i zorrës 

Nëse dëshironi të mbroheni nga ky kancer vdekjeprurës atëherë duhet të filloni analizat e rregullta përpara se të arrini 50 vjeç.

Rreziku është më i lartë për njerëzit, të afërmit e të cilëve janë prekur nga kjo sëmundje apo për ata që preken rregullisht nga inflamacioni i zorrëve.

Dendësia kockore

Gratë janë më të rrezikuara nga osteporoza ose frakturat e kockave.

Kjo ndodh sepse me kalimin e moshës niveli i estrogjenit në trup bie.

Ky hormon luan një rol mbrojtës për kockat e një gruaje.

Për pasojë është e një rëndësie të veçantë që një grua mbi 40 vjeç të kryejë analizat e dendësisë kockore.

Kontrolli i lëkurës

Gratë që ekspozohen shumë në diell, ato me lëkurë të çelët ose ato që në historikun familjar kanë raste të kancerit të lëkurës janë më të rrezikuara nga kjo sëmundje.

Ajo diagnostikohet lehtë nëpërmjet një takimi tek mjeku.

Kontrolli i syve

Gratë në moshë preken më shumë sindroma e syrit të thatë, glaucoma, apo perdja e syrit.

Kontrolli i syve është shumë i rëndësishëm pas kësaj moshe.

Mos harroni që shumë sëmundje të syve nuk shfaqen me simptoma paralajmëruese.

Kontrolli tek dentisti

Një grua duhet të bëjë kontrollin e gojës tek dentisti minimalisht një herë në vit.

Në këtë mënyrë ju mund të mbroni dhëmbët por edhe të parandaloni sëmundjet e gojës.

Gratë që pijnë duhan ose pijnë shumë alkol janë më të rrezikuara nga këto sëmundje.

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.