Bashkësia dibrane, e ka thënë fjalë e saj: Mbështetje për zgjedhjet që zhvillohen në emër të z. Sherefedin Shehu

908
Sigal

Problemet kryesore të Dibrës janë infrastruktura,
varfëria e tejskajshme, Radika dhe Rruga
e Arbrit

 

 Ing.T.Jegeni, Kryetar
i Këshillit të të Urtëve në Bashkësinë dibrane

 Dr. S. Shatku

 

Problemet kryesore të Dibrës janë:

1. Infrastruktura, varfëria e tejskajshme e zonave malore të
Dibrës

2. Radika, e
cila ishte një nga problematikat kryesore për të gjithë komunitetin dibranë në
veçanti por dhe për të gjithë Shqipërinë pasi kësaj treve i hiqeshin nga territori
i saj ujor, një sasi e konsiderueshme e ujit të saj lumor, duke i kaluar në
pjesën e Maqedonisë pa asnjë marrëveshje apo Konvente ndërkombëtare. (Lumi
Radika është një degëzim i Drinit që përshkon tre territore kombëtare, duke
filluar nga pjesa e Shqipërisë, Maqedonisë e kalon deri ne Kosovë); Konventa e
Bernes me vendimin e saj të datës, 15.12.2015, argumentoj rrezikun e madh që I
kanoset Radikës, duke argumentuar mungesën e efikasitet të Shqipërisë dhe te
autoriteteve maqedonase për ta mbrojtur atë: Konventa në diapozitivin e
Vendimit të saj argumentonte se: Duke qenë se rrezikohej seriozisht, fauna,
flora, biodiversiteti dhe gjallesa e rrallë dhe e mbrojtur nga UNESCO, e
quajtur: Rëqebulli ballkan nuk e jepte dakortësinë dhe miratimin e saj për ndërtimin
e dy hidrocentraleve ujëmbledhës në dëm të ujërave të Radikës. Kjo ishte një
fitore për komunitetin dibranë në Tiranë, Dibër të madhe, Peshkopi, ShBA etj.,
që lobuan kundër aneksimit të ujerave.

3. Rruga e Arbrit,
që mbetet një pretendim, apo borxh i pambajtur i shumë qeverive shqiptare.

Ajo është një rrugë interurbane, e cila është parashikuar
të jetë me dy korsi e cila shkurton një distancë nga Tirana drejt Dibrës së
Madhe, Maqedoni prej 73 k/m2; Kostot më të mëdha janë pjesa e tunelit pranë qafës
së Murrizit dhe Urra e Vashës.

 

Bashkësia dibrane, një histori rrugëtimi ndër vite…

E formuar nga një nismë qytetarësh,
intelektualësh dhe familjesh dibrane me banim në Tiranë, Shoqata Bashkësia
Dibrane pati si qëllim të vepronte si një pararoje për të kujtuar me respekt
dhe nderim të gjithë ato figura, personalitetesh, dijetaresh, patriotesh dhe
intelektualësh të cilët u shpërngulën padrejtësisht nga Dibra e Madhe në
shtatorin e vitit 1913, si pasojë e gjenocidit dhe dhunës mizore të pushtuesit
serb, duke gjetur mbështetjen në bujarinë dhe qytetarinë e familjeve tiranase.
Si një jehonë për të kaluarën, por dhe një përkujtim historik për brezat e
sotëm, më 26 dhjetor të vitit 2011, shoqata mbushi 19 vjet. Nuk duhen harruar
anëtarët dhe figurat e para të cilët ishin drejtuesit e Shoqatës Bashkësia
Dibrane ndër vite si: Prof. dr. Hiqmet Gonxhe, Prof. Gëzim Erebara, Prof. Feti
Borova, Prof. dr. Arian Kadiu, të cilët punuan me pasion dhe angazhim që kjo
shoqatë të ketë aktivitete dhe jetëgjatësi ndër vite.

Bashkësia Dibrane është vazhdimësi
historike e Klubit atdhetar “Bashkimi Dibran”, e themeluar në Dibër
më 26 dhjetor të vitit 1908, me qëllim zgjimin e ndjenjave kombëtare dhe
mbrojtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare si rezistencë ndaj pushtimit. Kjo
shoqatë i ka rrënjët e saj në lëvizjet patriotike dhe kombëtare, të cilat
filluan të organizoheshin para shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ku Klubi
atdhetar ” Bashkimi Dibran” nga ku dhe Shoqata Bashkësia Dibrane ka
marrë këtë emër, e themeluar po me të njëjtën datë më 26 dhjetor te vitit 1908
si dhe Shoqëria “Djelmënia Dibrane” e njohur ndryshe si Bashkimi i
Rinisë Dibrane, patën rol kryesor në rizgjimin e krenarisë kombëtare,
patriotike, për të mbrojtur vendin e tyre kundër pushtuesit, duke i shërbyer
çështjes kombëtare dhe përhapjes se gjuhës shqipe. Kryetar i parë i Këshillit
Administrativ te Klubit atdhetar “Bashkimi Dibran” ka qenë Hafiz
Sherif Lengu. Është fakt se ky klub e realizoj misionin e tij duke i shërbyer
çështjes kombëtare dhe përhapjes së kulturës dhe gjuhës shqipe. Ky klub, duke
bashkuar forcat demokratike dhe përparimtare kundër pushtuesit, pati një
rëndësi te madhe, për t’i bindur dibranët në realizimin e bashkimit të një
force kombëtare dhe politike. Klubi atdhetar Bashkimi Dibran dhe Shoqëria
Djelmënia Dibrane kanë patur në gjirin e tyre shumë anëtarë aktiv, ku spikaten
ne realizimin e aspiratave për pavarësi dhe zhvillim kombëtar. Haki Stërmilli
në studimin e tij “Dibra në prag të historisë”, Tiranë 1940, shkruan
tekstualisht se: Për fat të keq nuk mundem me gjet gjithë ato anëtar që pat ky
klub. Prandaj do të mjaftohemi tue përmend emrat e atyne që na njoftuen:
Shyqyri Iliaz Pasha (Coku), Qamil Daci, Vehbi Xhindi, Izet Shatku (Dibra),
Fiqiri Rusi, Ali Erebara, Said Najdeni (Hoxhe Voka) Tefik Xhuglini, Hafes
Mehmet Kadro, Esat Hajdaraga, Hafiz Vehbi Agolli (Dibra), Ali Zeqo, Aziz
Mezelxhi, Abdurahman Xhuglini, Tafce Isaku, Zeqir Hutani, Abdi Hatibi, Gani
Bagolli, Dan Cami, Aqif Uruci, Sami Gonxhja, Nurce Xhuglini, Izet Bastri, Izet
Pitarka, Haki Xhuglini, Vehbi Hatibi, Gani Bagolli Murat Daci, Ferid Hatibi,
Rakip Pitarka, Hamid dhe Fuad Hajredin Aga, Hysni Qilafku, Shaban Pepa,
Hajredin Varvarica, Hafes Muhamet dhe Hafes Mahmud, Haxhi Mulla Mahmudi, Jashar
Zeraliu, Muharrem Tërnova, Tafë Tërshana, Abdullah Hatibi, Shaban Cami, Riste
Pasinka, QazimTufce, Tefik Jegeni, Tole Xhufka, Ali Pustina, Shahin Cami,
Jashar Zeneli, Hamid Daci, Izet Maqellara, Sherif Zeqir Berberolli, Eqerem
Cami, Kadri Vërzivollim, Dervish Zylfikari, Fiqiri Mersini, Hafëz Meta, Raif
Nallbani, Hysen Kodra, Ismail Strazimiri, Maliq Daci, Abdurahman Shemsi Beu,
Rifat Miza, Hasan Ballanca, Razie Pregja, etj. Si lindi Djelmënia Dibrane apo
Bashkimi i Rinis Dibrane. Kush ishin figurat qe e përbënin?

Pas viteve 1920…

Pas viteve 1920 roli dhe veprimtari e
Klubit atdhetar “Bashkimi Dibran” u zbeh disi (por me fokusin se puna dhe
misioni i saj patriotik dhe kulturor ishte përmbushur plotësisht, kujtojmë
kryengritjet dibrane dhe kuvendet e Dibrës, të iniciuar nga anëtarët e këtij
klubi patriotik kluti”Bashkimi Dibran”). Duke ia lënë vendin një organizate më
rinore, me më tepër aktivitete patriotike, kulturore, argëtuese dhe sportive,
padyshim me një objektiv politik dhe ajo ishte Shoqëria “Djelmëria
Dibrane”, e njohur ndryshe me emërtesën “Bashkimi i Rinisë Dibrane” duke
patur ne gjirin e saj te rinj të përgatitur qe kishin studiuar në perëndim,
arsimtarë, intelektualë, politikan e figura letrare të kohës synonin bashkimin
e energjive dhe të dijeve të tyre për ta drejtuar vendin drejt aspiratave
shtetformuese. Pas viteve 1930 me krijimin dhe konsolidimin e institucionve te
shtetit shqiptar roli i Shoqërisë Bashkimi i Rinise Dibrane vjen duke u
forcuar, por dhe duke u pasuruar me aktivitete të saj, duke patur shumë figura
politike, kulturore dhe letrare. Kështu si përfaqësues të klubit Djelmënia Dibrane
apo i quajtur ndryshe si Bashkimi i Rinisë Dibrane, kanë qenë figurat e jetës
politike, publike dhe kulturore të kohës si: Abdurahman Dibra, Hafis Xhemali,
Faik Shatku, Ismail Strazimiri, Ali Erebara, Irfan Majuni, Selim Rusi, Talat
Drini, Edip Tershana, Hamza Drini, Haki Sharofi, Haki Stërmilli, Jashar
Erebara, Remzi Tërshana, Qemal Agolli, Gani Strazimiri, Hamdi Ohri, Raif Kadiu
dhe një sërë figurash të tjera. 

 

Konstituimi i kryesisë së “Bashkësisë
dibrane” në Tiranë dhe “Këshilli i të urtëve”


Perberja e re e shoqates “Bashkesia dibrane”
ne tirane dhe “keshilli i te urteve.”

Në mbledhjen e parë të Shoqatës
“Bashkësia Dibrane” në Tiranë u miratua kryesia e re, si organi më i
lartë vendimarrës dhe ekzekutiv i kësaj Shoqate. Ndër të tjera, në fjalën e
tij, Kryetari i ri i SHBD-së Prof. dr. Bujar KAPEXHIU, i sapo zgjedhur unanimisht
nga Këshilli i Përgjithëm i SHBD-së, datë, 05.05.2015, vlerësoj punën dhe
angazhimin e Kryesisë së shoqatës “Bashkësia Dibrane” në Tiranë në
një sërë nismash, aktivitetesh, sociale, kulturore dhe akademike, duke
përfshirë fokusin tek, Ndërtimi i Rrugës së Arbërit dhe problematikat e
ekosistemit, të faunës dhe florës mbi Lumin Radika. Ai shtoi në fjalën e tij
duke evidentuar faktin se ka vetëm një shoqatë “Bashkësi Dibrane”, e
cila do të përfaqësoj vlerat, trashëgiminë kulturore dhe qytetarinë e komunitetit
dibranë në Tiranë. Ai ftoi komunitetin dibranë në Tiranë ti bashkohet këtyre
nismave, në aktivitetet e SHBD-së. Për herë të parë në këtë Shoqatë u përfshi
dhe një organ me karakter konsultativ dhe këshillimor, që do të merret me
problemet teknike, shkencore, si dhe të evidentitmit të figurave të trashëgimisë
kulturore të Dibrës së Madhe, i quajtur “Këshilli i të Urtëve”;


·                    
Më poshtë po ju
japim përbërjen e Kryesisë së re të “Bashkësisë Dibrane” në Tiranë,
dalë nga zgjedhjet e Këshillit të Përgjithëm të SHBD-së, datë, 05.05.2015;

 

1.Prof. Dr. Bujar KAPEXHIU KRYETAR

2.Saimir SHATKU ANETAR

3.Mukades EREBARA ANETAR

4.Flamur GJYMISHKA ANETAR

5.Roald HYSA ANETAR

6.Edvin CAMI ANETAR

7.Mira PIRDENI ANETAR

.Më poshtë po ju japim përbërjen e “Këshillit të të
Urtëve” dalë nga zgjedhjet e Këshillit të Përgjithëm të SHBD-së, datë,
05.05.2015;

 

1.Tofik JEGENI KRYETAR

2.Astrit DACI ANETAR

3.Dr. Orhan SAKIQI ANETAR

4.Dr. Faruk KABA ANETAR

5.Prof. Shpëtim KODRA ANETAR

6.Niazi KOSOVRASTI ANETAR

7.Asim PREGJA ANETAR

 

 

Zgjedhjet e reja dhe Dibra

Bashkësia Dibrane, e ka thënë
fjalë e saj: do të mbështeti potencialisht në zgjedhjet që zhvillohen për
kreun e Bashkisë Dibër, atë kandidat që do ti mundësoi asaj rigjallërimin e vlerat
ekonomiko-sociale, ndërtimin e “Rrugës së Abërit”, turizmin dhe resurset e
harruara. Këto janë disa nga kriteret që mbështet bashkësia dibrane. Jo më
kotë dhe kryetar i SHBD, z. B. Kapexhiu, kërkoj që në krye të Bashkisë Dibër
të jetë z. Sh. Shehu, pasi ai është një figurë me reputacion dhe që Dibra do
tja ndijë nevojën. Kemi besim se ai person i cili udhëhoqi politikat fiskale
dhe buxhetore të Shqipërisë përgjatë dy legjislaturave në Kuvendin e Shqipërisë,
por dhe si zv.Ministër i Financave do ti japi rendiment dhe angazhim për
zgjidhjen e problematikave të Dibrës dhe dibranëve. Jo më kotë në aktivitetin
e organizuar më datë, 25 gusht 2016 në Pallatin e Kulturës “Haki Stërmilli”
Dibër, u shpalos fjala, besimi, dhe traditat dibrane ku 60 dibranë nga
komuniteti dibranë i Tiranës dhe familje të njohura nga Dibra e Madhe me
banim në Tiranë, mbështesnin kandidaturën e z. Sherefedin Shehu; Gjithashtu
nuk mund të lëmë pa përmendur se shoqërues në këtë aktivitet kulturor ishin
figurat e njohura me prejardhje nga Dibra e Madhe si: Prof. B. Kapexhiu, Ing.
A. Shatku, Balerina e parë ne TOB, znj.M. Erebara, Ing.T. Jegeni, Ing. F.
Kaba, Ing. O. Sakiqi, Ing.A. Daci, shkrimtarët si: R. Zeqja, Sh. Kodra,
intelektualët si: M. Ramizi, F. Poçesta, Gjen. Lt. Xh. Gjunkshi, Prof. dr. P.
Bara, artistët si: Y. Brekofca, A. Vejsiu etj. Të cilët ishin pjesëmarrës dhe
debutues në këtë aktivitet. Ndërsa komuniteti dibranë do të qeveriset nga një
figurë që di të menaxhoj fonde, projekte, master-plane dhe se “Bashkësia
Dibrane”, ka besim që do të jetë z. Sherefedin Shehu, që do ti mbaj premtimet
dhe zotimet ndaj komunitetit dibranë në peshkopi, pasi vetëm kështu mund të
ecet përpara, duke mbajtur fjalën e dhënë, zbatimin e premtimit, e vetëm me
ndershmërinë dibrane mund të arrihet ajo që kërkojnë këto banor.

Shoqata “Bashkësia dibrane” në Shqipëri, me vizion të
ri drejtues