Agim Çiraku: Do respektojmë me fanatizëm Luftën Nacional Çlirimtare si amanet të prindërve

536
Sigal

Agim Çiraku nderohet nga Komiteti i Veteranëve të Luftës
nacional Çlirimtare me titullin “Nderi i Komitetit”

 

Arben Progonati

Sot  në ambientet e gazetës “Telegraf” u
zhvillua ceremonia e dekorimit të botuesit të gazetës “Telegraf” z. Agim Çiraku
me titullin “Nderi i Komitetit”  nga Komiteti I Veteranëve të Luftës
nacional Çlirimtare. Merrnin pjesë kryetari I këtij Komiteti shoku Rustem Peçi,
Sekretari Odise Porodini, Kryetari gazetës “Kushtim Brezash” Gjikë Kurtiqi,
veteran dhe anëtar të këtij komiteti, gazetarë të “Telegraf”, pjesëtarë të
familjes Çiraku, të afërm të familjeve të veteranëve etj…

 

Në fjalën e tij përshëndetëse z. Agim Çiraku theksoi:

Falënderoj Komitetin e Veteranëve të Luftës
Nacional Çlirimtare për këtë vlerësim. Unë rrjedh nga një familje patriote ku
gjithë fisi im gjatë Luftës Nacional Çlirimtare u radhit në krah të kësaj lufte
patriotike kundër pushtuesit nazifashist. Personalisht respektoj me shumë
krenari këtë luftë e cila na solli lirinë. Për mua dhe familjen time 7 prilli i
vitit 1939 deri më 29 nëntor 1944 është një nga periudhat më të lavdishme të
historisë së popullit tonë. Në këtë luftë ne përcollëm cilësitë dhe virtytet më
të mira të popullit shqiptar. Ndaj ju premtoj, se gazeta të cilën unë botoj do
ta respektoj këtë Luftë duke përcjellë momentet më reale dhe më heroike të saj,
histori dhe dëshmi botime dhe memorje historike të saj. Respektoj dhe mbaj me
shumë dinjitet amanetin e babait tim i cili u plagos në këtë luftë duke më
përcjellë mesazhin se kjo luftë është më heroikja që ka bërë populli shqiptar
në shekuj. Këtë luftë nuk e bënë individët por e bëri gjithë populli shqiptar
patriotik. Luftën tonë e kanë vlerësuar të gjithë shtetet perëndimore që
luftuan në krah të koalicionit antifashist. Është nder për mua që  gazeta
“Telegraf” përcjell mesazhi e kësaj lufte, që mban gjallë traditat e popullit
tonë për liri dhe sovranitet. Ju falënderoj dhe njëherë për këtë vlerësim dhe
ju jap fjalën se gazeta “Telegraf” do jetë përcjellëse e fjalës suaj, e fjalës
së bukur, e fjalës së trimërisë, e fjalës së patriotizmit. Kush nuk vlerëson
Luftën Nacional-Çlirimtare qëllimisht  shpreh rezerva ndaj lirisë, demokracisë
së popujve. Edhe Franca pas Luftës së Dytë Botërore i dënoi të gjithë
tradhtarët, ndërsa tek ne historia e sotme po bën të kundërtën. Duhet të jemi
të sinqertë me historinë, me popullin, me Luftën se koha të ndëshkon,
 nëse vepron në kundërshtim me vlerat e një populli që aspiron për liri
dhe demokraci.

 

Rustem Peçi, Kryetar i Komitetet të Veteranëve të Luftës:

Lufta Nacional Çlirimtare, më heroikja, ta ruajmë nga
baltosja

 

-Fronti Antifashist Nacional ishte Fronti që
mori përsipër çlirimin e Shqipërisë nga boshti nazifashist. Të gjithë ata që
drejtonin këtë front, ishin njerëz të shkolluar, të ditur, atdhetar
ë, patriotë. Ata
kishin në gen luftën shekullore që kishin bërë të parët tanë për liri. Prandaj
Fronti Nacional Çlirimtar nën udhëheqjen e PKSH, u mobilizua i gjithi kundër
pushtuesve të vendit. Po them bindshëm, se gjithë bota e qytetëruar e vlerëson
luftën e popullit të vet ë liri e pavarësi, ashtu siç vlerëson dhe rolin e
popullit tonë në Luftën e Dytë Botërore. Po ne ç’po bëjmë  sot? Po e shkelmojmë
këtë luftë, po e hedhim poshtë. Të shkelmosh historinë tënde, traditën tënde,
të parët e tu, është  tradhti në kuptimin e plotë të fjalës. Ne nuk themi
që ço gjë pas çlirimit të atdheut  qe e drejtë, e mirë. Mund të them se
rruga që po orientoheshim ishte e drejtë, por se si u zbatuan ato ideale, u pa
që kishte dhe mangësi kishte dhe mosrealizime, kishte dhe gabime, kishte dhe të
panjohura. Po ecnim në rrugë të pa shkelura. Megjithatë  ne si Komitet i
Veteranëve mbrojmë historinë e Luftës Nacional Çlirimtare që nga 7 prill 1939
deri më 29 nëntor 1944. Ne nuk themi se në ndërrimin e socializmit kishte vetëm
drejtësi dhe asnjë gabim. Në periudhën socialiste u bënë shumë gjëra, u bënë
shumë ndërtime, u bënë shumë vepra industriale. Sigurisht u bënë dhe gabime. Po
ku janë sot gjithë ato vepra që u ndërtuan? Ku janë gjithë ato fabrika, uzina,
kantiere, kombinate? Ku janë ato kanale ujitëse apo kulluese  dhe ndërtime
të tjera ushtarake? Ku janë gjithë ato rezerva shteti? U prishën, u
shkatërruan, u vodhën. Gjithë pasuria e shtetit u shit për skrap.  Ata q
ë duan
shkatërrimin e atdheut i bëjnë këto gjëra që të fshehin ndërtimet e bëra më
mund dhe djersë nga populli heroik. Populli ynë është shumë i vuajtur, është
shumë i ndrojtur. Ndaj është detyrë e gazetarëve të na japin kuraje qytetare,
të na japin krah që të ruajmë vlerat e kombit tonë. Ne duam mendime të reja,
për të ruajtur vlerat, për të qenë më fisnikë më atdhetarë, më largpamës.
 Ne nuk duhet të lejojmë sot që mbi patriotizmin dhe heroizmin e popullit të
hidhet baltë.  Por e them se hedhin baltë ata që duan të fshihen, ata që
kanë lyer duart, ata që kanë bërë prapësia. Ne jemi katandisur në pikë të
hallit. Nuk jemi të zot të zgjidhim hallet e popullit tonë. Për çdo gjë
trokasim dyerve të Evropës dhe Amerikës. Për çdo veprim ngremë duart lart dhe
nuk mund t’i japim drejtim. Të gjitha hallet po na i qajnë të huajt. Këtu është
katandisur Shqipëria jonë. Me sytë nga i huaji, me sytë nga të tjerët. Tek ne
mungon shteti, drejtuesit dhe po fiton terren reaksioni. Shqipëria është një
vend i bukur dhe të gjithë e kanë lakmi, por sot ne nuk po shijojmë asgjë, se
mbi çdo gjë ka nisur në mes nesh armiqësia dhe përjashtimi i njeri tjetrit. Çdo
vlerë përbaltet e çdo përpjekje për t’u ringritur shkatërrohet.  Se s’kemi
gjetur fjalën mes nesh ndaj na kanë lënë të ndarë në 5 shtete. Në emër të
dashurisë për vendin dhe popullin tonë të urtë e të vuajtur le t’i kthehemi
vetëvlerësimit dhe krenarisë për genin e shqiptarizmës për të cilin kemi
derdhur aq gjak. Ndaj duhet ta duam historinë e Luftës, duhet ta respektojmë
atë, duhet ta transmetojmë, si një nga faqet më ndritura të vitalitetit,
trimërisë që populli shkroi pikërisht në këtë epope t