Zyrtari i Merkel në protestën e PD: Mendoni si ata persona që shembën Murin e Berlinit dhe do ja dilni

426
Çadrës së ngritur nga opozita poshtë Kryeministrisë i janë bashkuar dhe zëra evropiane. Kështu e cilësoi kreu i PD-së Lulzim Basha praninë e përfaqësuesit të CDU gjermane tek çadrat e protestës.
I pranishëm si mbështetje speciale nga Berlini, kryetari i Forumit Rinor të Partisë Cristian-Demokrate të Merkelit, Paul Ziemak. Ai u shpreh se të rinjtë duhet të marrin në dorë fatin e dhe të ardhmen e tyre dhe të vendit të tyre.
“Kam ardhur si vëlla i atyre që lotojnë për demokraci dhe shtetin e së drejtës. Mesazhi qe ju sjell është: dua t’ju them se në Gjermani dhe në Europë dhe kudo në botë ne i dëgjojmë zërat tuaj. Erdha si qytetarë i botës së lirë. Është hera e dytë që vij në vendin tuaj të mrekullueshëm. Jam shumë i lumtur që shoh shumë të rinj këtu. Ju jeni këtu sepse ju jeni të interesuar për të ardhme tuaj dhe të ardhmen e Shqipërisë. Dua të them që në Gjermani në botë ne e dëgjojmë zërin tuaj dhe ne ju mbështesim. Ata që duan të mbështesin korrupsionin ju themi që do ju mposhtim.
Ata që luftojnë për barazi dhe ligj ne do ti mbështesim. Kjo është arsyeja e parë që ne jemi këtu. Arsyeja e dy është miku im zoti Basha.. Gjëja e parë që më tha kur e takova ishte se po me tregonte për femijet dhe familjen e tij. Ai me tha se këtë po e bën e ben për fëmijët e tij dhe për të ardhmen e brezave. Mendoj se ka ardhur koha që brezi i ri të ngrejë zërin fot me zotin Basha. Ju e dini që vetë Gjermania ka qene e ndarë në dy pjesë. Dhe njeres qe mendonin se nuk do të ndryshonte situata. Por shume njerëz që menduan si ju me 1989 e rrezuan muri. Është koha juaj është që të merrni në dorë të ardhmen tuaj”, tha Paul Ziemak.
Sigal