Zyrtari i lartë Çek, Miloslav Kala: KLSH nivel të lartë të cilësisë së auditimit

436
Mesditën e ditës së enjte, Presidenti i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës të Çekisë që mban njëkohësisht edhe postin e Zv-Presidentit të Bordit Drejtues të EUROSAI-t, organizatës së institucioneve supreme të auditimit(SAI-ve) të Evropës, e cila përfshin në gjirin e saj 50 SAI evropiane, Miloslav Kala, ka zhvilluar një vizitë miqësore në qytetin e Vlorës. Zyrtari i lartë çek e ka pritur me kënaqësi ftesën e kryetarit të KLSH, z.Bujar Leskaj, për të vizituar qytetin e Vlorës, me qëllim njohjen e bukurisë dhe historisë së Vlorës. Ing.Kala ka vizituar Muzeun Kombëtar të Pavarësisë në Skelë, ku është njohur nga afër me historinë e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, qeverinë e parë dhe veprimtarinë e saj. Pas vizitës në muze, zoti Kala është shprehur i kënaqur nga vizita në Vlorë, në muze, ku ka thënë se është një fat i madh për këtë qytet që këtu është krijuar shteti shqiptar. Shqipëria është shprehur drejtuesi i SAI çek ka dhe fatin e madh që ka një institucion si KLSH që është shumë i organizuar dhe në nivele të larta të cilësisë së auditimit. Gjatë vizitës në Vlorë, miku nga Çekia është njohur me disa pika turistike në qytet dhe ka dëgjuar me shumë kënaqësi këngë polifonike nga grupe labe të trevave të Vlorës. Nuk është hera e parë që kryetari i KLSH, z.Bujar Leskaj sjell në qyetin e Vlorës zyrtarë të lartë evropianë, me qëllim promovimin e qytetit të Vlorës.
Sigal