Zyrtarët kinezë i japin “ok” blerjes së Bankers Petroleum

436
Sigal

Bankers Petroleum njofton se
plani i propozuar i marrëveshjes me degët e Geo -Jade Petroleum Corporation ka
marrë miratimin e Administratës Shtetërore Kineze të Këmbimit Valutor (SAFE). Tashmë
aprovimet e nevojshme rregullatore për përfundimin e marrëveshjes janë marrë.
Bankers parashikon që marrëveshja të mbyllet përfundimisht në javët e ardhshme,
para datës 30 shtator 2016. Në bazë të marrëveshjes, Geo-Jade do të marrë të
gjitha aksionet e emetuara dhe të përbashkëta të Bankers nëpërmjet filialeve të
saj me një çmim prej C $ 2.20 për aksion. Pas përfundimit me sukses të
marrëveshjes aksionet Bankers nuk do të listohen më në bursën e Torontos atë të
Londrës.