Zyrtare, Ylli Manjani ministër i Drejtësisë

416
Do të jetë Ylli Manjani ministri i ri i Drejtësisë. Ka qenë kryeministri Rama që e ka zyrtarizuar lajmin. Ai falenderoi Naçon për kontributin e dhënë dhe punën e deritanishme.Menjëherë pas zyrtarizimit të emrit të Ylli Manjanit, si minisët i Drejtësisë, ai ka shprehur gatishmërinë për të cuar përpara reformën në Drejtësi, që sipas tij është një domosdoshmëri për funksionimin e një shteti. Ai tha më tej se posti i është besuar pas bashkëpunimit të kreut të qeverisë me LSI. Manjani zëvendëson Nasip Naçon, i cili dha sot dorëheqjen. Nasip Naço mbante postin e Ministrit të Drejtësisë prej dy vitesh, që prej ardhjes ne pushtete të koalicionit të majtë PS-LSI, pas zgjedhjeve politike të vitit 2013. Gjithashtu, ai ka qenë Ministër i Ekonominë edhe gjatë koalicionit qeverisës PD-LSI. Me kete dorëheqje, Nasip Naço, duket se mbyll karrierën politike, nëse nuk emërohet në një tjetër post të rëndësishëm. Ai nuk gëzon mandatin e deputetit, te cilin e dorëzoi me marrjen e detyrës ne kabinetin Rama. Ministria e Drejtësisë është një ndër 5 portofolet që i takojnë LSI-së, në bazë të marrëveshjes për bashkëqeverisje mes dy partive kryesore, Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Me ndryshimin me te fundit ne kabinet, formula PS-LSI, nuk preket.
Sigal