Zyrtare/ Holanda i dhuron një shumë të majme Shqipërisë për tërmetin

431
Sigal

Ministri i Jashtëm i Holandës Stef Blok, ka bërë me dije se Holanda do të dhurojë 3 milionë euro për Shqipërinë, për rindërtimin pas tërmetit tragjik.

“Qëndrojmë pranë Shqipërisë pas pasojave të tërmetit, do të dhurojë 3 milion € për përpjekjet e rindërtimit. Tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë vitin e kaluar na tronditi të gjithëve. Kam parë pamje të dëmeve, kryeministri Edi Rama dhe kolegu im Gent Cakaj më kanë treguar histori që të thyenin zemrën për qytetarët shqiptarë që ranë viktimë e kësaj fatkeqësie. Bashkë për Shqipërinë” tha Blok.

Konferenca e Donatorëve do të mbahet në datën 17 shkurt në Bruksel, ku qeveria shqiptare pret të akordohet një fond i madh për rindërtimin nga tërmeti, fatura e dëmeve të të cilit është 985 milionë euro.