Zyrtare/ Basha cakton Xhelal Mziun si drejtues politik në qarkun Dibër

40
Sigal

Ish kryebashkiaku i djathë i Kamzës Xhelal Mziu është caktuar si drejtues politik i qarkut Dibër nga Partia Demokratike.

Në zgjedhjet e kaluara, Dibra rezultoi një nga qarqet më problematike, ku përgjimet e dosjes 184 kanë nxjerrë zbuluar shit-blerjen e votave nga zyrtarë të lartë lokal dhe prokuroria e pranoi në hetimin e saj se është tjetërsuar vota në favor të PS

Gjithashtu pak më herët u zyrtarizua dhe Edmond Spaho në krye të qarkut të Korçës, si dhe Mark Marku në krye të qarkut të Lezhës.

Proces i Partisë Demokratike po shkon drejt finalizimit, por ajo që ngjallë më shumë kureshtje është kush do të jetë emri që do të udhëheqë PD-në në qarkun e Tiranës, qarku që ka edhe numrin më të madh të deputetëve.

Deri më tani Basha ka përzgjedhur drejtues politik në qarqet:

Durrës- do të drejtohet nga nënkryetari i PD-së Edi Paloka

Elbasan- Gazment Bardhi

Vlorë- Bujar Leskaj, i cili rikthehet në politikë pas angazhimit të tij në KLSh

Fier- Enkelejd Alibeaj

Shkodër- Helidon Bushati