Zlatko Kramariç: Ballkani i hapur legjitimon ‘botën serbe’

265
Sigal

 

Kryetar bashkie gjatë luftës në moshën 36 vjeçare gjatë viteve 1990, politikan i bërë deputet, shkrimtar dhe diplomat i rangut të lartë e ambasador në Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri në shekullin e 20-të. Shkurtimisht, kjo është përmbledhja e CV të ambasadorit të tanishëm të Kroacisë në Tiranë, Zlatko Kramariç. Si lexues i rregullt i ‘Albanian Daily News’ dhe kontributor i veçantë me biseda, opinione, dhe analiza gjatë detyrës së tij si ambasador në Tiranë, ishim kureshtarë të dinim se cila ishte e gjitha kjo lidhje e karrierës së tij nga viti 1990 deri 2021.

30 vjetori i tragjedisë së Vukovarit, kur anëtarët e Ushtrisë Popullore të Jugosllavisë dhe formacioneve paraushtarake serbe hynë brenda qytetit të shkatërruar pas tre muajsh shtetrrethim, u përkujtua si gjithmonë me pjesëmarrjen e autoriteteve më të larta të vendit. Kjo ishte një shtysë më shumë që ADN të diskutonte me ambasadorin, Kramariç, si një prej politikanëve kryesor në Kroaci dhe kryebashkiak i Osijek gjatë artilerisë bombarduese të qytetit nga Ushtria Popullore Jugosllave, e cila ndodhi nga gushti i vitit 1991 deri në qershor të vitit 1992 gjatë luftës kroate për pavarësi, e cila hyri në histori si Beteja e Osijek (Në gjuhën kroate – Bitka za Osijek.)

‘E gjithë veprimtaria ime gjatë të gjithë karrierës sime ka qenë rezultat i tre zgjedhjeve, të cilat më kanë mundësuar të zbatoj një pozicion si nga jashtë ashtu edhe nga brenda. E di që është një kombinim i pamundur dhe kontradiktor, por kjo është pikërisht arsyeja përse mua më pëlqeu. Dhe e gjitha kjo veprimtari më bën një person të lumtur e të kënaqur,’ u shpreh ambasadori Kramariç duke nënkuptuar me mirësjellje se ka edhe më shumë se kaq. Ai besonte se ‘Kriza Jugosllave’ do zgjidhej përmes mjeteve politike dhe jo ushtarake si vijimësi e asaj që po ndoshte pas rënies së Murit të Berlinit, kryebashkiaku i ri i Osijek, një qytet pranë Vukovarit, pa që politika e të fortit serb, Slobodan Miloseviç, ishte krijimi i Serbisë së Madhe, një Jugosllavi e re pa Sloveninë. ‘Ai vendim ishte thelbësor, vendimtar, sepse injoroi rezultatet e zgjedhjeve demokratike në Kroaci. Miloseviçit iu dha drita jeshile për planet e tij imperialiste,’ zbuloi Ambasadori. Ai kujton se kur u përfshi Bashkimi Evropian në zgjidhjen e krizës në korrik të vitit 1991, përpjekjet e tyre ishin pa efekt. Ushtria jugosllave, bashkë me vullnetarët serb nga Serbia, Bosnja, Mali i Zi, dhe serbë vendas, po ndërmerrte veprime ushtarake duke sulmuar qytete kroate me qëllimin rrëzimin e qeverisë demokratike të Kroacisë, apo duke copëtuar ato pjesë të Kroacisë që i konsideronte ‘troje serbe.’ ‘Kështu që, është qesharake dhe e turpshme të flasësh për luftën në Kroaci si kategori e luftës civile,’ shprehet ambasadori, i cili thekson se, ‘është një luftë klasike imperiale për territore të huaja.’ I pyetur për iniciativën e Ballkanit të Hapur, ai u shpreh se është tejet e rëndësishme të kuptohet sa më parë, para se të jetë vonë, se të gjitha pasojat e mundshme politike që fshihen pas shprehjes së ‘sinqertë’: ‘Bota Serbe’ e cila me ngadalë por në mënyrë të sigurtë po legjitimizohet përmes iniciativës së Ballkanit të Hapur dhe me mbështetje ndërkombëtare. Ambasadori tregohet i shqetësuar se situata politike në Ballkan nuk është e mirë dhe se rajoni mbetet ende një fuçi baruti. Nga ana tjetër, sipas tij, bashkësia ndërkombëtare, si rregulator, është e vonuar me reagimet e saj, e madje edhe kur reagon, reagimi është i papërshtatshëm. ‘Politikanët e Ballkanit pëlqejnë të përsëritin të gjitha gabimet që kanë bërë shumë here përgjatë historisë. Dhe ata janë shumë këmbëngulës në këto veprimtari,’ thotë Ambasadori Kroat, Zlatko Kramariç.