Petrit Vasili: Kosova na ndihmon me zjarret, Rama ua shpërblen me Bregoviçin

226
Sigal

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka publikuar lajmin, se zjarrfikës nga Kosova po ndihmojnë në shuarjen e zjarreve në Kukës.

Vasili thekson se Kosova vetëm na ndihmon, kurse Rama nuk di të jetë falënderues ndaj vëllezërve shqiptarë të Kosovës, por ua shpërblen, duke ftuar Bregoviçin në koncert muzikor.

Postimi i nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili:

Ne çdo hall vellezerit nga Kosova na gjenden dhe jane me ne edhe sot ne keto dite te veshtira te zjarreve ketu jane me forca e me mjete.

Ndersa Edi Rama dhe rilindja vetem halle mbi halle i hapin Kosoves!

Mos u çuditni hiç qe pas ca kohesh ndihma vellazerore e Kosoves per zjarret nuk do permendet fare nga Edi Rama, por do falenderoje Serbine, qe na solli Bregoviçin ne kohen e zjarreve!