Zhvillohet mbledhja e parë e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave

447
Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, ka marrë pjesë në mbledhjen e parë të Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave. Ministrja Harito e bën të ditur këtë aktivitet të rëndësishëm nëpërmjet një postimi në faqen e saj Facebook paraditen e së enjtes, ku shprehet: “Mbledhja e parë e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave, qe ka si synim kryesor të mbështesë dhe të kontribuojë në rritjen e sigurisë, qëndrueshmërisë dhe efikasitetit të sistemit kombëtar të pagesave në Shqipëri”.
Po ashtu, Harito pohon se “E përshëndeta këtë nismë, si një platformë institucionale e nevojshme për të bashkërenduar përpjekjet dhe për të rritur bashkëpunimin në këtë fushë me kaq interes për vendin tonë, e cila gëzon edhe mbështetjen e qeverisë shqiptare si një mjet i nevojshëm për modernizimin e mëtejshëm të shtetit”.
“Në takim u diskutua edhe strategjia e zhvillimit të sistemit të pagesave, e cila synon modernizimin, përmirësimin dhe plotësimin e sistemeve dhe instrumenteve të pagesave me qëllim rritjen e sigurisë dhe efikasitetit të tyre në kuadër të reduktimit të parasë fizike në ekonomi dhe njëkohësisht integrimin në Zonën e Njësuar të Pagesave në Euro (Single Euro Payments Area – SEPA)”, shprehet Harito.
Sigal