Zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak, miratohet lista e tretë paraprake e bonusit të qerasë

666
Sigal

Është zhvilluar mbledhja e këshillit bashkiak të Durrësit ku u miratuan disa vendime të rëndësishme ndër të cilët edhe lista e tretë paraprake e familjeve që përfitojnë bonusin e qerasë me 1588 aplikues. Kjo është vetëm një listë paraprake pasi lista përfundimtare e përfituesve të rinj të bonusit të qerasë do të dalë pas shqyrtimit të plotë të dokumentacionit nga ana e Bashkisë së Durrësit në zbatim të VKM-së përkatëse.

Ja vendimet e miratuara në këtë mbledhje të këshillit bashkiak:

-Miratimi i listës së tretë paraprake të familjeve të prekura nga tërmeti i datës 26.11.2019, të cilat do të përfitojnë nga subvencionimi i qerasë.

-Miratimi i familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi nga të ardhurat e bashkisë për muajin shkurt 2020.

-Disa shtesa dhe ndryshime në VKB-në nr.3, datë 29.01.2020 “Për një shtesë në VKB-në nr.648, datë 23.12.2019 “Për miratimin e listës emërore të nxënësve të arsimit parauniversitar dhe konvikteve të shkollave të mesme profesionale “Beqir Çela”, “Hysen Çela” dhe “Benardina Qeraxhi”, që plotësojnë kriteret ligjore për përfitimin e bursave dhe pagesave për vitin shkollor 2019-2020.

-Miratimin e linjave qytetase të transportit publik për territorin e Bashkisë Durrës, itinerarin, stacionet, oraret dhe frekuencat e tyre.

-Për një ndryshim në VKB nr.617, datë 02.08.2019 “Për zgjedhjen e anëtarëve që do të përfaqësojnë këshillin bashkiak në këshillin e qarkut dhe pajisjen me mandatin e përfaqësimit”.