Zhupa: Thellohet korrupsioni i qeverisë Rama, gjysma e shqiptarëve paguajnë ryshfet

457
Partia demokratike, me anë të zëdhënëses Ina Zhupa ka deklaruar se korrupsioni në Shqipëri është përhapur në masë. Sipas Zhupës, korrupsioni i kudogjendur është vlerësimi në çdo raport ndërkombëtar për Shqipërinë dhe pasojat e tij i ndjen çdo qytetar që sot është më i varfër. Ajo shton se korrupsioni është shkaktari kryesor që vendi ndodhet në krizë totale ekonomike.
Deklarata e plotë
Qeverisë Rama-Meta po i rrëzohen përditë e më shumë alibitë dhe zhurma propagandistike që qeveria paraqet përpara publikut. Duket gjithnjë e më e shpërfytyruar përballë realitetit dhe përballë studimeve ndërkombëtare që dëshmojnë gjendjen e mjeruar të vendit.
“Korrupsioni i kudogjendur” është vlerësimi në çdo raport ndërkombëtar për Shqipërinë dhe pasojat e tij i ndjen çdo qytetar që sot është më i varfër, më i pasigurtë, dhe nuk i ofrohet shërbimi nga zyrat e shtetit pa paguar më parë.
Studimi i fundit i “Southeast Europe Leadership for Development and Integrity” mbi korrupsionin në Shqipëri për vitin 2016 tregon se numri i qytetarëve që pranojnë se ju është dashur të paguajnë ryshfet për të marrë shërbimin që ju takon u rrit me 5 % krahasuara me vitin paraardhës. Plot 49.6 % apo 1 në çdo 2 qytetarë janë detyruar të japin ryshfet në këmbim të marrjes së shërbimeve të detyrueshme falas në zyrat e shtetit.
Këto të dhëna demostrojnë vetëm njërën anë të përkeqësimit të situtatës së korrupsionit në Shqipëri, sepse siç deklaron raporti vjetor i Departamentit Amerikan i shtetit korrupsioni është i kudogjendur
Në dy vjet 2.2 miliardë euro u janë vjedhur shqiptarëve nga doganat, tatimet, tenderët, koncesionet, CEZ, OSHEE etj. Ndërsa papunësia dhe varfëria rriten, qeveria ka harxhuar në mënyrë korruptive rreth 90 milion euro për luks, karburant, bileta avioni e makina. Vetëm me këto para do të ishin punësuar të paktën 14 mijë shqiptarë për një vit me rrogën 500 dollarë në muaj ose do të kishin marrë ndihmën e plotë ekonomike prej 68 mijë lekë të vjetra në muaj, plot 109 mijë familje.
Korrupsioni është shkaktari kryesor që vendi ndodhet në krizë totale ekonomike, në varfëri, në papunësi, në pamundësi për të mbyllur muajin. Korrupsioni është arsyeja që 46% shqiptarëve siç e shfaqin edhe statistikat e fundit të Bankës Botërore, jetojnë në varfëri me vetëm 5 dollarë për familje ne ditë. Korrupsioni është një nga arsyet kryesore të përkeqësimit të klimës së biznesit, largimit të investitorëve të huaj dhe mbylljes së mijëra vendeve të punës.
Ky raport është një tjetër dëshmi tronditëse në pak javë për korrupsionin e ngritur në sistem nga qeveria Rama, përmes vjedhjes dhe abuzimit me taksat dhe pasuritë e shqiptarëve dhe ryshfetit të shumëfishuar në çdo zyrë publike dhe shtetërore.
Sigal