Zgjerohet skandali i unazës së Tiranës: Ja si ndahen milionat

323
Sigal

Zgjerohet skandali i Unazës së Madhe: Ja emrat e oligarkëve që kanë marrë paratë dhe kush qëndron pas tyre

Skema është e qartë pasi tregon ndarjen e parave në mënyrë vertikale me ministrat, apo me baronët e krimit që kanë bërë që tenderi të fitohet nga këto subjekte.Thellohet skandali i tenderave që janë dhënë për zgjerimin e Unazës së Madhe të Tiranës, përkatësisht pjesën që lidh sheshin ‘Shqiponja’ me Lumin e Tiranës e Bulevardin e ri dhe pjesa që lidh Shkozën me Kodrën e Priftit. Edhe pse në pjesën e ndërtuar tek zona e Astirit dy vjet më parë shpërtheu një tjetër skandal, ai i falsifikimit të dokumenteve zyrtare, për t’i dhënë kompanisë së Bashkim Ulajt një tender shtesë, dosje e cila është në SPAK dhe nën hetim, skandali është thelluar edhe më shumë në pjesën tjetër të Unazës së Kryeqytetit. Unaza është ndarë në 8 lote, në një mënyrë skandaloze, ku kriteret dhe procedurat teknike, janë plotësuar nga vetë kompanitë. Janë pikërisht të njëjtat kompani që gjithë këto vite kanë marrë punë publike ekskluzive nga qeveria, por që brenda janë përfshirë edhe bandat më të famshme kriminale në vend si edhe disa ministra. Dy nga bandat më të mëdha në vend, ajo e Durrësit dhe e Lushnjës janë pjesë e lojës duke u kacafytyr mes njëri tjetrit për të gllabëruar miliona. Në lojë është natyrisht edhe Gaz Demi, klienti i përhershëm i qeverive, i cili mbron interesat krushkut të tij, oligarkut Rrok Gjoka. Pikërisht pas këtij tenderi skandaloz, një pjesëmarrës në garë, kompania “Vëllezërit Hysa” ka dërguar në SPAK një denoncim, ku bën thirrje për hetime, ngaqë është shkelur kryekëput ligji i prokurimeve publike.

Po si janë ndarë milionat e Unazës, sa për ilustrim?

Loti 1 është marrë nga kompania Salillari, një klient i përhershëm i Edi Ramës; loti 2 nga kompania 4AM, e suportuar nga një grupim mafioz afër ministres Balluku; loti 3 nga kompania e Rrok Gjokës së famshëm; loti 4 i është dhënë kompanisë 2 T me lidhje të forta në Ministrinë e Brendshme; loti 5 i është dhënë sërish një klienti të qeverisë dhe mediave, kompanisë Gjikuria; loti 6 është marrë nga kompania e Sadri Abazit; loti 7 nga Gener 2 e Bashkim Ulajt dhe loti 8 nga GKP e Paqësor Buzit me lidhje të fuqishme mafioze. Pas çdo loti përfshihet një ministër apo një bandë e fuqishëm në pushtet, që ka fuqi më të madhe edhe se një ministër.Përveç Bandës së Lushnjës e të Durrësit, grupit të Gaz Demit, këtu në lojë duke u përleshur është edhe Banda e Belindës, e cila është një grupim shumë i rrezikshëm kriminal, ku përfshihen trafikantë të rëndësishëm të narkotikës dhe pjesëtarë të forcave të policisë.Kjo bandë e provoi veten në zgjedhjet e 25 prillit, ku Balluku punësoi në administratë e polici, njerëz të inkriminuar e të lidhur me trafiqet.Rama i frikësohet një denoncimi nga opozita të këtij skandali, ndaj ka dërguar njerëzit e tij oligarkë, për të mikluar opozitën e Lulzim Bashës, por edhe televizionet kryesore në vend, të cilët janë urdhëruar që të mos publikojnë, ose të mos e fryjnë çështjen, nëse e hap ndonjë zë i pavarur sipas “Pamflet” . Ndërkaq, pritet që së shpejti në SPAK të dërgohen fakte që kanë të bëjnë me lidhjen e këtyre kompanive që kanë fituar tenderët me njerëz të qeverisë, apo eksponentë të lartë të krimit të organizuar në vend.Skema është e qartë pasi tregon ndarjen e parave në mënyrë vertikale me ministrat, apo me baronët e krimit që kanë bërë që tenderi të fitohet nga këto subjekte.Në ditët në vazhdim, do të sjellim edhe fakte të tjera të këtij skandali, që tregon edhe njëherë se gjithçka është përqëndruar në pak duar që gllabërojnë paratë e qytetarëve…