Zgjedhjet për kreun e PD/ Shkëlzen Berisha voton për drejtuesin e ri të demokratëve

131
Sigal

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka votuar pasditen e sotme në zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike.

Ai është parë në qendrën e votimit në degën 2 të kësaj force të vendosur në selinë blu si shumë anëtarë të tjerë dhe ka votuar për kryetarin e PD-së.

Kujtojmë qe në garë është babai i tij, ish-kryeministri Sali Berisha si dhe Ibsen Elezi.

Deri tani procesi ka vijuar normalisht. Ndërkohë vetë Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja kanë votuar gjatë paradites, po në selinë e PD-së.

Procesi per zgjedhjen e ri te kreut te PD u shty deri ne oren 20:00.