Zgjedhjet për kreun e LSI, Caka: Në votim morën pjesë 84.29%

580
Sigal

Gazeta Telegraf/

Deklarata për shtyp e deputetes së Lëvizjes
Socialiste për Integrim, znj. Silva Caka

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Lëvizjes
Socialiste për Integrim ju bën me dije se procesi i votimit të kandidatëve për
Kryetar dhe njëkohësisht për delegatë të Konventës Kombëtare Zgjedhore, ka
përfunduar dhe është mbyllur në këto qarqe:

Kukës;

Dibër;

Elbasan;

Gjirokastër;

Berat;

Durrës;

Vlorë;

Fier;

 

si dhe në këto bashki:

 

Malësi e Madhe;

Pukë;

Vorë;

Kavajë;

Rrogozhinë;

Fushë Arrëz;

Mirditë;

Kurbin;

Pogradec;

Selenicë;

Shkodër;

Vau i Dejës.

 

Në Bashkinë Tiranë ka përfunduar procesi i
votimit në të gjithë njësitë administrative ish-komuna si dhe në Njësitë Administrative
nr. 1, 3, 6 dhe 7.

Tashmë, ka filluar procesi i dorëzimit të
kutive të votimit pranë vendeve të numërimit të votave dhe pas dorëzimit të të
gjitha kutive të votimit, do të fillojë menjëherë procesi i numërimit të
votave.

Ndërkohë, në qendrat e tjera të votimit, ku
procesi i votimit vazhdon për shkak të radhëve të gjata, kemi orientuar të
gjithë komisionerët dhe komisionet zonale që procesi i votimit të vazhdojë duke
lejuar të votojnë të gjithë zgjedhësit e regjistruar në listat e votimit, që
janë të pranishëm aktualisht në këto qendra.

Gjithashtu, do të doja që ta shfrytëzoja
këtë konferencë edhe për t’ju njoftuar se në zbatim të detyrimeve tona
statutore, në faqen zyrtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, është
publikuar kostoja e gjithë procesit zgjedhor, duke përfshirë gjithë zërat
respektivë.