Rithemelohet Partia Demokratike, votohet nënkryetari e sekretarët
Në Partinë Demokratike janë zvilluar zgjedhjet për strukturat drejtuese të PD. Sot publikohen rezultatet e votimit për strutkturat e parëtisë, ndërsa e ngushtë është paraqitur gara për nënkryetarët, ku 4 kandidatët janë thuajse barabartë me vota, ndërsa kryeson Luçiano Boçi. Më pas vijnë Belind Këlliçi, Bylykbashi dhe më pak i votuari është Agron Shehaj. Flamur Noka, të cilit Berisha i ka vënë përballë Arben Ristanin për postin e Sekretariatit Përgjithshëm ka një shkëputje të madhe ndaj ‘rivalit’ në një kohë kur ende nuk janë numëruar as gjysma e votave.
Në nisjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar, u mbajt një minutë heshtje për ish- Presidentin Bujar Nishani i cili ndërroi jetë në 28 maj. Nishanit gjithashtu ju dha titulli “kryetar nderi” i Këshillit Kombëtar.
Gjatë mbledhjes para nisjes së votimit, e mori fjalën ish deputeti Myslym Murrizi i cili kritikoi përbërjen e kryesisë së PD duke argumentuar se bënin pjesë persona të cilët nuk kishin asnjë lloj peshe në elektorat dhe nuk kishin kontribute.
Kandidatët per sekretar organizativ Ervin Minarolli dhe Aurel Bylykbashi.
Kandidatët për sekretar zgjedhore Ivi Kaso dhe Çlirim Gjata.
Sekretar per marrëdheniet me publikun Jula Hysa dhe Sara Body .
Sekretar per diasporen Tritan Shehu dhe Lorenc Luka.
Sekretar per pushtetin vendore Ylli Asllani dhe Dash Aliko .
Sekretar për të drejtat e njeriut Elda Hoti dhe Bislim Ahmetaj .
Sekretar për transparencen dhe pronat Ledina Mandia dhe Andia Pustina.
Sekretar për integrimin Edmond Spaho dhe Lediana Fratari.
Sekretare per organizatat partnere Ilirjana Kuçana dhe Megi Balliu.
Berisha në konferencë për mediat krahas ndryshimeve në strukturën e PD deklaroi se Rama po minon anëtarësimin e Kosovës në NATO. Sipas Berishës, shqiptarët e Luginës së Preshevës të mos presin ndihmë nga Rama, por vetëm “thika pas shpine”, pasi ai mbështet hapur Serbinë. Gjithashtu ai paralajmëroi se do i kërkojë PD-së të angazhohet në një debat me qytetarët për t’i dhënë përgjigjen më të merituar kësaj qeveria anti-shqiptare. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se refuzimi i Kuvendit për gjenocidin serb në Kosovë është akt makabër antikombëtar. Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha tha se veprimi i kryeministrit Edi Rama tregon se Tirana është shndërruar në një Beograd të vogël. ‘Refuzimi nga qeveria aktuale pseudo-mazhoranca aktuale, për të denoncuar gjenocidin serb në Kosovë, është një akt makabër antikombëtar, është një përdhosje, është një ekzekutim për së dyti i mbi 10 mijë fëmijëve, grave, burrave të cilët u masakruan në vitet 1998-1999 në suazën e operacionit ‘Patkoi’, operacion që kishte për qëllim dhunën masive, masakrat dhe përzënien masive të shqiptarëve nga Kosova. tha kryedemokrati.






















