Zgjedhjet në PS, mes polemikës dhe meritës; Ja kryetarët fitues

413
Sigal

Rebelohen strukturat e PS-së nëpër qarqe, edhe në Pukë kryetari komandohet

Jakup B. GJOÇA

 Zgjedhjet në forumet e strukturat e PS-së nëpër qarqe dhe bashki po kthehen në parodi, pasi anëtarët e PS-së nuk kanë asnjë mundësi që të zgjedhin e të votojnë kandidatin për kryetar partie që duan, por kjo kandidaturë komandohet nga qendra. Kohë më parë, u rebeluan socialistët në Shkodër, të cilët denoncuan komandimet e bëra nga PS-ja në Tiranë, sikurse ishte kandidatura për kryebashkiak në zgjedhjet e 30 qershorit dhe ky rebelim ka bërë që deri më sot të mos ketë kryetar PS-je të zgjedhur për bashkinë e Shkodrës, por këtë detyrë ta kryejë një i komanduar. Para disa ditësh, kandidati për kryetar të PS-së në Shkodër dha dorëheqjen, pasi denoncoi manipulimin në procesin zgjedhor. Po kështu ndodh edhe në PS-në e Korçës, Vlorës, Elbasanit dhe Pukës.