Zgjedhjet në PD, zbardhet udhëzimi: Deputetë dhe të zgjedhur vendorë jashtë gare

449
Sigal

Deputetët demokrat apo të zgjedhurit vendor të djathtë përjashtohen nga gara për kryetar dege të PD. Në udhëzimin e ri, i cili mban firmën e kryedemokratit Lulzim Basha dhe u është shpërndarë të deleguarve në rrethe theksohet se: “në propozimin e kandidatëve për kryetar dege të PD, duhet të respektohet mospajtueshmëria e mandatit të kryetarit të degës së PD, me mandatin e të zgjedhurve: deputet, kryetar këshilli apo qarku, kryetar bashkie apo kryetar komune. Demokratët i kushtojnë rendësi të veçantë analizës së humbjes, i cili riktheu PD në opozite pas 8 viteve pushtet. Në kuadër të kësaj analize kërkohet të gjenden arsyet e joshjes së votuesve në zgjedhjet e 23 qershori, por pa cënuar dinjitetin e zgjedhjeve individuale të çdo demokrati. Sipas udhëzimit, “vlerësimi i punës të çdo strukture organizative lokale të PD-së, të bëhet mbi bazën e rezultateve të PD-së në zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit 2013, krahasuar me rezultatet e PD-së në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009”.  Kryetari i PD, lançoi këtë fundjave çeljen zyrtare të procesit të zgjedhjeve brenda partisë, teksa siguroi se, pushteti i votës do të përqendrohet tek anëtarësia e re, e cila sipas demokratëve ka shënuar fluks historik dhe është tregues i një alternative solide përballë një qeverie të papërgjegjshme. Sipas tij, PD po riniset më e madhe, më e bashkuar dhe më e vendosur se kurrë në misionin e saj. Duke sqaruar se, vendosëm një afat për zgjedhjet në parti, por kthimet dhe rikthimet do vazhdojnë, Kreu i PD-së shtoi se, “hapja vazhdon e do të vazhdojë, pasi përtëritja dhe hapja, mbeten natyra e PD-së”.