Zgjedhjet në Partinë Demokratike/ Ja emrat e kryetarëve të rinj të degëve të PD-së nëpër rrethe. Këtë javë përfundon edhe në Tiranë

856
Sigal

Partia Demokratike ka përzgjedhur këtë fundjavë kryetarët lokalë në disa prej degëve kryesore të saj, në vend. Procesi do të vijojë gjatë ditës së sotme dhe fundjavën e ardhshme. Një mandat të ri në krye të PD-së në Kamzë ka marrë edhe kryebashkiaku i suksesshëm demokrat i Kamzës, Xhelal Mziu. Në njësinë numër 3 në Tiranë ishte i deleguar anëtari i kryesisë së PD-së, Gerd Bogdani, nga familjet tipike tiranase. Me unanimitet, kryetar i degës së PD në këtë njësi u zgjodh Gëzim Demushi. Edhe deputeti i PD-së në Fier, Luan Baçi, është rizgjedhur në krye të degës në këtë qytet. Baçi ka deklaruar se do të vijojë të drejtojë degën e PD-së në Fier. Javën e ardhshme do të zgjidhen kryetarët në disa degë kryesore të vendit, përfshirë edhe krerët e degëve në Tiranë. Kështu, meqë në Kombinat këtë javë është zhvilluar e përditshme protesta e banorëve në “Unazën e Re”, zgjedhjet e degës të PD-së do të zhvillohen javën që vjen. Në kuadër të riorganizimit të PD-së, Basha thirri javën e kaluar grupin parlamentar dhe më pas firmosi urdhrin për strukturat, ku kërkoi që në periudhën, mes 23 nëntorit dhe 2 dhjetorit të zgjidhen drejtuesit lokalë të PD-së në rrethe.

Zgjedhjet e degëve të PD

Kamzë – Xhelal Mziu

Durrës – Ferdinand Xhaferaj

Shijak – Rezart Tusha.

Fier – Luan Baçi

Lushnjë – Myslym Murrizi

Gjirokastër – Dash Aliko

Dibër – Naim Gazidede

Kurbin – Behar Haxhiu.

Sarandë – Hariz Mema

Selenicë – Sezai Balili

Malësi e Madhe – Anton Kokaj

Librazhd – Bujar Vreto

Korçë – Andrea Bano

Maliq – Donald Kulla

Belsh – Bedri Qypi

Devoll – Arben Miza

Gramsh – Kodhel Cala

Këlcyrë – Luan Malko