Zgjedhjet në Kavajë, kërkohet datë e re

583
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur pasditen e së premtes për t’i dhënë zgjidhje çështjes së datës së zgjedhjeve të reja për Bashkinë e Kavajës. Pas dështimit të zgjedhjeve atje më 7 maj, për shkak të tërheqjes së kandidatëve nga gara, KQZ kishte njoftuar se do merrte një vendim së shpejti.

Mbledhja e sotme ka shërbyer për të vendosur dhe informuar presidentin për dështimin e procesit, mosmbajtjen e zgjedhjeve dhe nevojën për caktimin e një date të re zgjedhjesh. Ajo pritet të jetë më 25 qershor, ashtu siç u vendos në marrëveshjen politike mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha për zgjedhjet parlamentare.
Sigal