Zgjedhjet në Dibër, PS zyrtarizon kandidatin përballë Shehut të PD

617
Partia Socialiste ka zyrtarizuar kandidatin e saj për zgjedhjet lokale të Bashkisë së Peshkopisë. Muharrem ramaKandidati i së majtës është mjeku kirurg Muharrem Rama. 48 vjeçari është prezantuar pasditen e kësaj të diele (14 gusht) përpara strukturave të partisë.
“Partia Socialiste e ka përmbyllur fazën e konsultimeve duke përcaktuar kandidaturën e mazhorancës për kryebashkiak të Dibrës. Ai do të jetë mjeku i njohur kirurg Muharem Rama. 48 vjeçari është prezantuar në orët e pasdites së sotme përpara strukturave lokale të Partisë Socialiste në Peshkopi.
Vendimi i përcaktimit të kandidaturës u mor pas një procesi intensiv konsultimesh me strukturat lokale të Partisë Socialiste, me partitë e koalicionit qeverisës ashtu sikurse edhe me komunitetin vendor”, thuhet në njoftim.
Kandidati i aleancës së majtë, pasi ka marrë edhe konfirmimin e aleatëve të koalicionit të majtë, sidomos LSI, është prezantuar pasditen e sotme në strukturat e partisë.
Favorit për kandidat nga Partia Socialiste ishte drejtori i Tatimeve të Qarkut Dionis Ymeraj, por burime nga PS pohojnë se pas zyrtarizimit nga PD të Sherefedin Shehut planet ndryshuan duke bërë që të zgjidhet mjeku Muharrem Rama.
Zgjedhjet në bashkinë e Dibrës zhvillohen për shkak të shkarkimit të Shukri Xhelili pas skandalit seksual pak muaj më parë, ku ish-kryebashkiaku i kërkonte favore seksuale një vajze 21-vjeçe për ta punësuar.

Shukri Xhelili e ankimoi vendimin e qeverisë për shkarkimin, por Gjykata Kushtetuese e rrëzoi, ndërsa aktualisht ish-kryebashkiaku ndodhet në burg. Presidenti Nishani dekretoi datën 11 shtator për zhvillimin e zgjedhjeve në bashkinë e Dibrës.
Sigal