Zgjedhjet në Dibër, Luzi takim me gratë e Peshkopisë dhe Maqellarës

470
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Luzi, ka zhvilluar takime me gratë e Peshkopisë dhe të Maqellarës në Bashkinë Dibër.
Takimet u zhvilluan në kuadër të sesioneve të edukimit “Barazia gjinore në procesin zgjedhor liria e votës dhe votimi familjar“, që KQZ po zhvillon në Bashkinë e Dibrës në bashkëpunim me OSBE.
Kryetarja e KQZ-së, Luzi, duke vlerësuar rëndësinë e ditës e zgjedhjeve për kandidatët të cilët po zhvillojnë fushat e tyre, por mbi të gjitha për votuesit, u bëri apel grave të Peshkopisë dhe Maqellarës që në 11 shtator, t’i drejtohen kutive të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë të lirë, të fshehtë dhe të pandikuar.
akimet u zhvilluan në formë bashkëbisedimi dhe Kryetarja e KQZ-së u fokusua në barazinë gjinore në procesin zgjedhor, si forma më domethënese për përfshirjen e gruas në vendimmarrje.
Luzi tha se “Gratë e ndërgjegjegjësura për fuqinë e votës së tyre, të cilat votojnë në mënyrë të lirë dhe të pandikuar nga mendimi i familjarëve të tyre, rrisin rolin e gruas në vendimarrje, bëhen barrierë për fenomenin negativ të “votimit familjar”, i cili për fat të keq vijon të shfaqet duke dhunuar të drejtat e grave, duke u bërë shkas për cënimin e standarteve të procesit zgjedhor”.
Gjithashtu, Kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi, zhvilloi takim pune edhe me anëtarët e KZAZ-së, nr.19 në Dibër, ku u bashkëbisedua për ecurinë e administrimit të procesit të zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Dibër. Luzi duke i përgëzuar për punën korrekte të deritanishme, i siguroi anëtarët e KZAZ-së, se KQZ do t’i mbështëse dhe do t’u japë asistencë deri në përfundim të procesit. /
Sigal