Zgjedhjet në Bjellorusi/ Presidenti Meta mbështet qëndrimin e BE: Zgjedhjet e lira e të ndershme, kolona vertebrore e çdo sistemi demokratik

248
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta mbështet qëndrimin e BE për të mos njohur zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se, qytetarët në çdo vend duhet të shprehin verdiktin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Mbështes qëndrimin e Bashkimit Europian për të mos njohur zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi.
Qytetarët e Bjellorusisë, ashtu si në të gjitha vendet nën regjim autokratik, meritojnë sa më parë të shprehin verdiktin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që janë kolona vertebrore e çdo sistemi demokratik”, shkruan kreu i shtetit në reagimin e tij.

 

Mbështes qëndrimin e Bashkimit Europian për të mos njohur zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi.Qytetarët e…

Gepostet von Ilir Meta am Mittwoch, 19. August 2020