‘Zgjedhjet e 6 marsit’/ Pollo: Jemi gati! Kandidatët e PD-së do dalin nga primaret

182
Sigal

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Genc Pollo, ka deklaruar se në zgjedhjet vendore të pjesshme, PD do të aplikojë primaret për të zgjedhur kandidatin për kryetar bashkie.

I ftuar në një emision, Pollo është shprehur se PD do të aplikojë për herë të parë primaret.

Pollo ka njoftuar se kandidatët që do të kandidojnë duhet të kenë dokumentacionet e duhura, ku më i rëndësishmi është formulari i dekriminalizimit.

Pollo: Këto 6 bashki që kanë vakanca kanë një histori të trishtuar, vijnë nga zgjedhjet moniste. Krerët e tyre dolën probleme penale. Tani më në fund vjen më në fund ora e së vërtetës. Pritet që të shpallet dita e zgjedhjeve.

Në përputhje ca u vendos në Kuvendin e 11 dhjetorit do aplikohen për herë të parë primaret në mënyrë që kandidaturat të mos jenë objekt kulisash. Do tentojmë të bëjmë një front opozitar të plotë të gjithë partive që nuk orbitojnë rreth partisë së Ramës. Shpresoj në ditët e ardhme të kemi njoftime.

PD do të zhvillojë primaret më 30 janar dhe kandidaturat  duhet të regjistrojnë emrin e tyre pranë degëve deri në 24 janar. Kandidimi do të jetë vullnetar, por janë dhe organizatat që propozojnë një individ me pëlqimin e tij. Ai që merr më shumë vota do të jetë kandidati i opozitës për zgjedhjet e marsit. Në terren ne jemi në këtë periudhë riorganizimi sepse po shkojmë drejt kuvendit të 22 marsit, por në fokus të veçantë do të jenë dhe këto 6 bashki.