Zgjedhjet e 6 marsit/ Këlliçi: Berisha mbajti PD-në në pushtet 13 vjet, Basha s’ka qëllim fitoren

199
Sigal

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së Belind Këlliçi ka komentuar mbajtjen e zgjedhjeve të 6 marsit.

Këlliçi theksoi se Sali Berisha ka mbajtur PD-në në pushtet për 13 vjet, duke shtuar se Lulzim Basha nuk ka për qëllim fitoren.

“Basha është zgjedhur kryebashkiak në Tiranë falë nesh. Lulzim Basha thoshte dikur se na duhet LSI si koalicion e sot ndryshon fjalët. Sa herë që PD ka pasur drejtues Sali Berishën, pritej fitorja. Berisha e mbajti PD-në 13 vjet në pushtet, kurse Basha do të marrë më shumë vota se në zgjedhjet më parë. Basha nuk ka qëllim fitoren.

Qytetarët e dinë se kush bashkëpunon me Ramën. Ne jemi opozita e vërtetë, që do të luftojmë regjimin e Edi Ramës. Bardh Spahia e të gjithë janë produkt të PD-së. Shtëpia e lirisë është këtu për t’ju dhënë qytetarëve administratorë të qyteteve, gjë që është shumë e rëndësishme”, deklaroi Këlliçi.