Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ cakton tre partitë që do kenë numëruesit e tyre

177
Sigal

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të miratojë anëtarët e grupeve të numërimit të votave.

Nga katër anëtarë, dy i takojnë Partisë Socialiste dhe një Partisë Demokratike dhe një i takon Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme vendosi caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të Grupeve të Numërimit të Votave për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Partia politike e shumicës parlamentare, që ka të drejtë të propozojë anëtarin e tretë të Grupeve të Numërimit të Votave është Partia Socialiste e Shqipërisë, ndërsa partia politike e opozitës parlamentare që ka të drejtë të propozojë anëtarin e katërt të Grupeve të Numërimit të Votave është Partia Lëvizja Socialiste për Integrim”,- thuhet në njoftimin e KQZ-së.