Zgjedhjet e 25 prillit/ Klajda Gjosha: Frika e Rilindjes për humbjen nuk mund të mbaj peng të ardhmen e vendit

252
Sigal

Ish-ministrja e LSI-së, Klajda Gjosha, ka zhvilluar një takim me qytetarët në njësinë 5 të Tiranës ku ka folur për zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo thotë se me ose pa koalicione, me lista të hapura apo të mbyllura, LSI do i drejohet qytetarëve me alternativën e saj.

Gosha bën thirrje që të gjithë bashkë më 25 prill qytetarët të votojnë ndryshimin dhe shpresën.

STATUSI NGA KLAJDA GJOSHA

Vazhdojmë me takimet në njësinë 5 të Tiranës. Frika e Rilindjes për humbjen e pushtetit nuk mund të mbaj peng të ardhmen e vendit.

Me ose pa koalicione, me lista të hapura apo të mbyllura, LSI do t’i drejtohet qytetarëve me alternativën e saj për rikthimin e shpresës, për sigurinë e punësimit, për t’i dhënë frymë biznesit dhe për të investuar në një arsim cilësor!

Shqipërisë i duhet normaliteti, fryma e bashkëpunimit dhe maturia politike. Të gjithë bashkë në 25 Prill do të votojmë ndryshimin dhe shpresën!