Zgjedhjet do të mbahen të dielën, këta janë kandidatët për postin e kreut të PD në Kukës

169
Sigal

Në Kukës do të zhvillohen zgjedhjeët për kryetar të degës së PD. Votimet do të mbahen të dielën në datën 17 prill duke nisur nga ora 10:00 deri në 17:00 në pallatin e kulturës “Hasan Prishtina”.

Kandidatët e konfirmuar që do të garojnë për kreun e PD-në në Kukës janë:

1- Admir Sinamati
2- Irel Elezi

Njoftimi është bërë nga Fasli Germizi, sekretar i Përgjithshëm i PD për degën e Kukësit.

Njoftimi i Plotë:

Te nderuar anëtarë të Partisë Demokratike, anëtarë të organizatave partnere : LDG dhe FRPD – Dega Kukës;
Në zbatim të Udhëzimit Nr. 5 dhe Udhëzimit Nr. 5/1(i ndryshuar) për zgjedhjen e kryetarit të degës , anëtarëve të kryesisë dhe delegatëve të Kuvendit Kombëtare, u përcjell njoftimin e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit te Operacioneve Elektorale të PDSH-së, për miratimin e kandidaturave dhe organizimin e zgjedhjeve për kryetar të PD – Dega Kukës
– Kandidaturat e miratuara janë :
1- Admir Sinamati
2- Irel Elezi
Zgjedhjet mbahen ditën e diel më 17.04.2022
Ora 10:00 deri 17:00
Pallati i Kultures “Hasan Prishtina “
Duke uruar kadidatët,
Suksese dhe na shkoftë mbarë!