Zgjedhje të parakohshme paralementare/ Sondazhi: 68 % e shqiptarëve duan të shpërndahet Kuvendi. Deputetët Topi dhe Maliqi: Parlamenti të shkrihet

370
Sigal

Sondazhi/ 68 % e shqiptarëve duan shpërndarjen e Kuvendit

Një sondazh i organizuar nga faqja “Jeta Osht Qef”, e cila ka mbi 1 milionë ndjekës në Facebook, tregon se qytetarët presin shpërndarjen e Parlamentit. Pyetjes: “A jeni dakord që Presidenti Meta të shpërndajë Parlamentin më 2 mars?”

68 % e të anketuarve i përgjigjen po,

ndërsa vetëm 32 % janë jo.

Ndoshta para Samitit të BE-së, në maj në Zagreb, mazhoranca dhe opozita do të përfundojnë reformën zgjedhore, dhe menjëherë, mundet  të shpërndahet parlamenti dhe të bëhen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Deputetja Suzana Topi: Të gjithë bashkë për të protestuar!

Ky parlament duhet të shpërndahet Z. President.

Deputetja Suzana Topi në një reagim publik mbështet nismën e Presidentit Ilir Meta për të protestuar në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës. Duke publikuar qëndrimin e kreut të shtetit kundër Rilindjes deputetja Topi shprehet se një parlament që nuk i shërben interesave të qytetarëve duhet të shpërndahet. “Zgjedhjet e parakohshme të domosdoshme. Janë shkelur procedurat dhe praktikat demokratike. Parlamenti që duhet të jetë tempulli i demokracisë, me ata parlamentarë që miratojnë ligje në dëm të shqiptarëve dhe Shqipërisë, duke shkelur Kushtetutën, duhet të shpërndahet Z. President!”,- shprehet Topi.

Mesazhi i deputetes Suzana Topi

Zgjedhjet e parakohshme të domosdoshme. Janë shkelur procedurat dhe praktikat demokratike. Parlamenti që duhet të jetë tempulli i demokracisë, me ata parlamentarë që miratojnë ligje në dëm të shqiptarëve dhe Shqipërisë, duke shkelur kushtetutën ,duhet të shpërndahet Z. President! Jemi në një situatë të jashtëzakonshme. Vendi është në krizë të thellë politike, sociale dhe ekonomike. Në kushtet kur legjislativi dhe ekzekutivi janë bërë njësh. Ku janë kapur të gjitha bashkitë e vendit, ekonomia është e kapur nga oligarkët ,ku opozita e re në parlament është oksigjeni i mazhorancës, ku mediave tentohet t’i mbyllet goja, ku vendi ynë po shpopullohet, duhet të reagojmë për t’i thënë ndal këtij regjimi! Të gjithë bashkë për të protestuar!”.

 

Deputeti Lefter Maliqi mbështet Presidentin: Në 2 mars të nisin protestat e qëndrueshme

Edhe thirrjes së Presidentit, Ilir Meta unë do ta mbështes. I bëj thirrje gjithë socialistëve të ndershëm, gjithë demokratëve, gjithë mediave, të gjithë aktorëve, artistëve, studentëve që të jenë në 2 mars. Por me një kusht që 2 marsi e tutje të mos jetë si ato protesta me drita ndezur, por të jenë protesta të qëndrueshme deri në rrëzimin e këtij diktatorit. Jam në mbrojtje të Presidentit vetëm për një fakt, sepse ka qenë student i dhjetorit 1990, pavarësisht se i shërbeu PS për vite të tëra, duke e fryrë këtë të pacipë, këtë të pangopur me pushtet e çdo gjë. Thirrja ime është e drejtpërdrejtë, në 2 mars e më pas të gjithë socialistët miqtë e mi, përkrahësit në Berat, por edhe kudo të jenë për fatet e vendit. Të fitojë më i miri, ndërkombëtarët të ndërhyjnë në mënyrë që të bëhet një zgjidhje politike sa më shpejt, mos ketë konfrontim fizik dhe vendi të kalojë në zgjedhje të lira të ndershme të parakohshme.  Një thirrje të drejtpërdrejtë kishte edhe për Policinë e Shtetit. Lefter Maliqi: Të përgjigjet njëlloj si policia e viteve 91, kur ra busti. Të distancohet nga urdhrat politik. I bëj thirrje dhe atij polici nga veriu, që përdor gazin lotsjellës, kujdes me gazin lotsjellës dhe mos iu bashkoni thirrjes politike të tyre. Sa i përket parlamentit aktual, Maliqi shprehet se pjesa më e madhe e deputetëve të rinj janë në kuvend për interesin e tyre personal. Lefter Maliqi: Ky parlament duhet të shpërndahet një sahat e më parë. Zgjidhem apo nuk zgjidhem, atë e di votë e popullit. Të vinë njerëz me integritet, gazetarë, mjekë, ekonomisë. Ça janë këta, ne nuk e dimë çfarë shkolle kanë. Maliqi theksoi se Presidenti po kërkon mbrojtjen e Kushtetutës dhe marrjen e masave për të ndalur emigrimin masiv të të rinjve.