Zgjedhja e kryeprokurorit, Ambasada e SHBA i përgjigjet Kryemadhit për rolin e EURALIUS dhe OPDAT

617
Ambasada Amerikane në Tiranë i është përgjigjur para pak minutash deklaratës së kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi lidhur me rolin e EURALIUS dhe OPDAT për zgjedhjen e kryeprokurores së re Arta Marku.
Madje gjatë ditës së djeshme Kryemadhi nisi një letër në drejtim të ambsadave në vend.
Përmes një qëndrimi të publikuar në ‘Facebook’, Ambasada pohon se mbështet EURALIUS dhe se OPDAT për zgjedhjen e prokurorit. Në fakt kjo deklaratë e tyre, nuk është asgjë tjetër veçse konfirmim i qëndrimit të mëhershëm.
“Kushtetuta dhe ligji për Prokururinë janë të qarta. Ambasada e SHBA mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit.”, shkruhet në postim.
“Problemi me kritik vazhdon të mbetet implementimi i Reformës në Drejtesi. Sjella arrogante e mazhorances ka minuar rende dialogun politik.
Moment i patolerueshem është përbuzja e opinioneve të dhëna nga ONM për kandidatë të caktuar nga Sekretari i Përgjithshem i Kuvendit (ish-sekretar i pergjithshem i ministrit Tahiri). Veprimet e maxhorancës jane te nje linje politike qe ka prioritet kapjen e drejtesise.
Kapja e drejtesise do kete pasoja te renda politiko-shoqerore per vendin. LSI votoi pa asnje medyshje reformen dhe 7 ligjet sepse ishin garante BE dhe SHBA. Koha i dha te drejte mosvotimit te PD-se.
Roli i ndërkombëtarëve shumë i rëndësishem për krijimin e një klime të re politike”, thuhej mes të tjerave në letrën e Monika Kryemadhit.


Sigal