‘Zëri i Amerikës’ 77 vite flet shqip/ Meta: VOA kontribut të jashtëzakonshëm për proceset demokratizuese të Shqipërisë

437
Sigal

Presidenti Meta ka dërguar një falënderim të veçanntë për ekipin shqip të Zërit të Amerikës, për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre në kuadër të 77 vjetorit të nisjes së transmetimeve në gjuhën shqipe.

‘Një falenderim dhe një urim të veçantë për ekipin e Shërbimit Shqip të “Zërit të Amerikës” për përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre, në kuadër të 77-vjetorit të nisjes së transmetimeve në gjuhën shqipe.

VOA ka një kontribut të jashtëzakonshëm për proceset demokratizuese dhe integruese të Shqipërisë, veçanërisht duke mbajtur gjallë shpresat për liri e demokraci në periudhën më të errët të izolimit komunist.

Me profesionalizmin e saj, VOA vijon të jetë media më e besueshme për shqiptarët edhe 30 vite pas rrëzimit të diktaturës.

Falënderime dhe mirënjohje të thellë “Zërit të Amerikës”, që vijon të mbetet edhe një urë e pazëvendësueshme e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.’