Zëdhënësja e PD për kryeprokurorin: Aferat i kemi mes Tiranës, ndaj duan që ta kenë në xhep

637
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Dr. Ina K. Zhupa e ftuar në emisionin “Opinion” ka treguar arsyen se pse kryeministri Rama kërkon një kryeprokur publik. Ajo ka folur më tej mbi aferën oligarke të projektit të kullës së stadiumit. 

“Aferat korruptive dhe klienteliste i kemi në mes në Tiranës, nuk duhet të mundohesh shumë për të kuptuar pse i duhet Ramës një kryeprokuror politik.
Mostra e betonit 25 kate e klientëve të njohur sot zë vendin e stadiumit, të njëjtët me kullën 20 kate në krah të Gjykatës së Lartë dhe me projektin e Sheshit “Skënderbej” që nxori fitues projektin e Anri Salës dhe firmës belge të vajzës së Linda Ramës, projekt që Veliaj parashikon ta ndërtoj së shpejti në shërbim të shefit të ti. Kjo oligarki e ndërtimit në Tiranë, e drogës në Shqipëri është e rrezikshme për demokracinë dhe të ardhmen e Shqipërisë.
Më 26 prill 2016, në studion e Opinion parashtroja atë që po ndodh në fakt sot, kulla 25 kate më e rëndësishme sesa sporti. Klientët më të rëndësishëm sesa shqiptarët. Këto duhen hetuar nga një drejtësi e pakapur nga Rama.”- shkruan Zhupa në Facebook. 



Sigal