Zëdhënësja e KQZ publikoi shifrat, Zguri thotë se nuk janë zyrtare

466
Sigal

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri ka deklaruar se shifrat e dhëna nga zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxha nuk janë zyrtare dhe as të konfirmuara. Qëndrimi i tij është në vijim edhe të deklaratave të mëparshme.

“I qëndroj deklaratës, të dhënat për pjesëmarrjen nuk janë zyrtare. Shifrat janë marrë përmes rrugës elektronike nga Qendrat e Votimit për në KZAZ dhe më pas në KQZ. Shifrat nuk janë të konfirmuara zyrtarisht”, deklaron Zguri.