Zbulohet shkaku i sherrit në Kuvend, PD: Rama i tha Berishës ‘i rrjedhur’, të përjashtohet

629
Deputeti i PD-së Flamur Noka u përjashtua nga seanca e sotme plenare, njësoj si kreu i PD-së Lulzim Basha në seancën e kaluar.
Kjo, pasi Noka nuk lejoi vijimin e seancës pasi Gramoz Ruçi i preu fjalën ish-kryeministrit Berisha.
Por ndonëse ishte me mikrofon të fikur, gazetarja Elda Menga ka mësuar pretendimet e PD-së. Sipas opozitës, kryeministri Edi Rama e ka quajtur Berishën ‘të rrjedhur’, ndaj edhe Noka ka kërkuar fjalën për procedurë të kërkonte përjashtimin e Ramës por Ruçi nuk e ka lejuar.
Sigal